Sërish shpërthime në veri të Kosovës, shënjestër policia! Sulmi ndodhi afër veturës së Policisë në Jarinje, dyshohet se mjetet u hodhën nga territori i Serbisë
Mjetet piroteknike që iu hodhën policisë
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit kanë ndodhur dy shpërthime në Sharpej të Jarinjës. Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë në një postbllok. Dyshimet janë se mjetet piroteknike janë hedhur nga territori i Serbisë. Nga këto shpërthime s’ka të lënduar e as dëme materiale.
“Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike). Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave. Nga ky rast, nuk ka persona të lënduar as dëme materiale. Policia është duke e trajtuar rastin dhe do të vazhdojë aktivitete operative për të parandaluar aktet kriminale trans-kufitare në atë zonë dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë”, thuhet në komunikatë.
Ky është sulmi i pestë ndaj policisë brenda katër ditësh. Në një konferencë të përbashkët me Drejtorin e Policisë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njoftoi dje se zyrtarët kufitarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar në veri të vendit, derisa po bënin ndërrimin.
/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
53%
-
JO
41.7%
-
NUK E DI
5.2%
Vota total: 1335
Lajme të tjera
-
Ben Andoni: Nacionalizmi arkaik dhe provokimi i ri i ministrit Vulin
1 Korrik, 19:06
-
Autoritetet serbe i ndalojnë pushimet në veri të Kosovës, shkak 'situata politike'
1 Korrik, 18:34
-
Kurti: Masat e reciprocitetit me Serbinë, ndihmojnë vendosjen e ligjshmërisë në Kosovë
1 Korrik, 18:17
-
Reciprociteti mbi targat Kosovë - Serbi, Peter Stano: Kosova ka të drejtë t’i heqë targat “KM”
1 Korrik, 12:25
-
Kamberi thotë se është zgjedhur deputet i Kuvendit të Serbisë: Zotohem se do t’i mbroj interesat e qytetarëve
1 Korrik, 07:58
-
Deputeti shqiptar i publikon numrin personal ministrit, thirrje qytetarëve: Dërgojini mesazh ‘Dorëheqje’
30 Qershor, 21:23
-
Kosova me masa ndaj Serbisë për dokumentet e udhëtimit
30 Qershor, 15:55
-
Kosova vendos reciprocitet me Serbinë për letërnjoftimet dhe targat! Vuçiç: Kanë mbështetjen e fuqive të mëdha! Ta mendojë tre herë para 30 shtatorit
29 Qershor, 21:03
-
Kosova merr vendim për targat: Nuk do të ketë më automjete me “PR”, “KM”, “GL”…, do të regjistrohen me RKS
29 Qershor, 18:28
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak, optimist për takimin Kurti-Vuçiç në korrik
29 Qershor, 11:42
-
Vuçiç a është vëlla me Ramën?
28 Qershor, 08:55
-
REL: Bashkimi i tregut të punës i Kosovës me Shqipërinë, vetëm në letër
27 Qershor, 16:07