Sërish skandal trukimesh në Itali
i përfshirë një lojtar i kombëtares

Sërish skandal trukimesh në Itali<br />i përfshirë një lojtar i kombëtares
Një tjetër skandal trukimesh ka tronditur futbollin italian në prag të Kampionatit Europian duke përfshirë edhe njërin nga lojtarët e grumbulluar nga trajneri Antonio Conte për në Francë 2016, Armando Izzo. 
 
Armando Izzo akuzohet për ndeshjet e zhvilluara në Serie B, ndërsa sot luan te Genoa dhe sapo është grumbulluar edhe nga Antonio Conte me kombëtaren e Italisë.
 
Pas kërkesës së Antimafias italiane në një operacion të zhvilluar në Napoli janë arrestuar 10 persona të grupit mafioz “Vanella Grassi” të Secondiglianos, 7 prej të cilëve përfunduan në burg dhe 3 të tjerë nën arrest shtëpie.
 
Sektori kundër mafias “Camorra”-s kishte nisur prej kohësh hetimet mbi bastet e paligjshme në lidhje me dy ndeshje të Serie B të sezonit 2013-2014, Avellino-Reggina 3-0 dhe Modena-Avellino 1-0.
 
Arrestimet erdhën pas përgjimeve, ku në një nga telefonatat njëri nga të implikuarit urdhëron “Duhet të hamë tre të mira, ta kemi barkun plot” refereuar ndeshjes Avellino-Reggina, e cila u mbyll 3-0. 

Urdhër-arrestet janë lëshuar nga Filippo Beatrice, një prej hetuesve të skandalit 'Calciopoli', ndërsa mënyra e funksionimit të grupit kriminal ishte e tillë, futbollistët shërbenin si pika kontakti, ndërsa bosi i klanit mafioz, Umberto Açurso dhe bashkëpunëtorët krijonin lidhjet.

‘Camorra’ vendoste shifra të konsiderueshme parash për të blerë lojtarët, në mënyrë që ata të vendosin fatin e ndeshjeve duke i trukuar. Hetimet vazhdojnë dhe nuk përjashtohen arrestime të tjera. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!