Sërish tërmet në Itali, nuk 
raportohet për të lëndua

Sërish tërmet në Itali, nuk <br />raportohet për të lëndua
Një tjetër tërmet ka lëkundur tokën italiane pasditen e kësaj të shtune. Tërmeti, i cili ka prekur zonat e Norcias, Perugias dhe Teramos, ka qenë me magnitudë 4.5 ballë e shkallës Rihter.

Epiqendra e tij ka qenë në Norcia, ndërsa nuk raportohet për të dëmtuar apo dëme materiale. 

Ky tërmet vjen pas atij të tre ditëve më parë me magnitudë 5.9 ballë dhe që preku kryesisht zonën e Valnerinas, në zonën mes qyteteve Peruxhia dhe Maçerata. Tërmeti shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht pa viktima, falë edhe reagimit të shpejtë të banorëve, të cilët braktisën banesat e vjetra menjëherë pas lëkundjeve të para. 

Lëkundje, ndonëse me intensitet të dobët, u regjistruan edhe dy netë më parë në të njëjtën zonë. 

Italia vijon të jetë sërish përpara frikës së tërmeteve, kur kanë kaluar vetëm 2 muaj nga tërmeti katastrofik në Amatriçe ku mbetën të vrarë rreth 300 persona e qyteza të tëra u përfshinë nga shkatërrimi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin