'Serrat e mëdha krijojnë avantazh konkurrues', ministri Çuçi: Eksportet e produkteve bujqësore u rritën me 20%

Teksa ishte në Lushnje për të inspektuar një serrë me ngrohje për prodhimin e domatinave ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi është shprehur se “Përgjatë 11 muajve vitit 2019 nga Shqipëria janë eksportuar 20% më tepër produkte bujqësore”,.

“Ky investim me ndihmën e skemës së IPARD do të zgjerohet edhe me një hektar tjetër. Serrat e mëdha krijojnë një avantazh absolut. Bashkë me pikat e grumbullimit bëjnë një binom shumë të rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë. Ne jemi shumë të qartë tek kjo politikë dhe kjo po na shpërblen. Mjafton të shohim shifrat e 11 mujorit 2019, ku kemi eksportuar 20% më shumë prodhime bujqësore se viti i mëparshëm. Ky është një ritëm shumë i lartë rritje. Po të vazhdojmë me këtë ritëm brenda pesë viteve e dyfishojmë eksportin e prodhimeve bujqësore”, u shpreh ministri Çuçi. 

Falë mbështetjes së programit IPARD ky investim, do të zgjerohet edhe më tej. Sipas përllogaritjeve pritet që prodhimi vjetor të jetë rreth 150 ton domatina, ndërkohë që kjo sipërmarrje ka marrë edhe çertifikimin Global G.A.P, duke siguruar në këtë mënyrë edhe eksportin në tregjet ndërkombëtare me një çmim më të lartë.


/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë