Serviset e makinave, jo më pa
drejtues ligjor, ja kushtet që duhen

Serviset e makinave, jo më pa<br />drejtues ligjor, ja kushtet që duhen
Asnjë servis makinash nuk do mund të operojë më pa pasur një përgjegjës teknik, një drejtues ligjor, sipërfaqe minimale prej 30 metrash ku duhet të gjendet së paku një kompjuter, dhe një diagnostikues elektronik për kontrollin e parametrave të motorit. Përmes një Udhëzimi Ministria e Transporteve ka bërë publike kushtet që duhet të përmbushin serviset për të marrë licencë në aktivitetin e riparimit të automjeteve.

Udhëzimi përcakton që ccdo servis duhet të ketë minimalisht një gropë riparimi ose ose pajisje ngritëse, një elektrokompresor, 2 pajisje të mbrojtjes nga zjarri. Akitiviteti I riparimit të mjeteve do të mund të zhvillohet vetem në ambient të mbyllur, me ndriçimin e duhur dhe instalimet e nevojshme elektrike dhe të ajrimit, me sipërfaqe jo me pak se 30 (tridhjetë) metra katror, ku mund të qëndrojë 1 autoveturë ose sipas rastit 1 kamion apo autobus. E detyrueshmë është edhe krijimi I një zyre për punë administrative.

Subjektet juridike, për të marrë licencë për veprimtaritë "Autoriparimi i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove", në Qëndrën Kombëtare të Licencimit (QKL), në juridiksionin e të cilit është selia e subjektit, dhe për të ushtruar veprimtaritë duhet të disponojnë pajisjet, instrumentat, ambientet e nevojshme, si dhe të plotësojnë kushtet dhe proçedurat, respektivisht, sipas nenit ose neneve përkatëse të këtij udhëzimi, përcakton Ministria e Transoprteve.
Tabela 

PAJISJE DHE INSTRUMENTA
a) Gropë riparimi, ose pajisje ngritëse 1 copë 
b) Elektrokompresor 1 (një) copë;
c) Kompjuter 1 (një) copë;
d) Pajisje të mbrojtjes nga zjarri 2 (dy) copë;
e) Kuti të ndihmës së shpejtë 1 (një) cope;
f) Llampa portative 2 (dy) copë;
g) Diagnostikues për motorin 1 (një) copë;
h) Vegla matëse dhe të kontrollit nga 1 (një) seri,
i) Kazan për mbeturinat 1 (një) copë;
j) Fuçi për grumbullimin e vajrave 1 (një) copë
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj