Presidenti i Republikës, Ilir Meta u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet në New York.
Kryetarët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrës në këtë veprimtari të rëndësishëm e të përvitshme botërore do të diskutojnë rreth çështjeve dhe problemeve të ndryshme që kanë lidhje me paqen dhe sigurinë globale, të drejtat e njeriut dhe kontributit e përgjegjësive kolektive të OKB-së në ndërtimin e shoqërive paqësore dhe të drejta.
Kreu i Shtetit shqiptar do të mbajë një fjalim në debatin e përgjithshëm të Sesionit të 73-të, duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjatë vizitës zyrtare në Nju-Jork, Presidenti i Republikës do të zhvillojë takime dypalëshe më homologë të ndryshëm, me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane edhe me përfaqësues e anëtarë të shumtë të bashkësisë shqiptaro-amerikane që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mr TRUMP BEJ INVENTARIN E KOMUNISTEVE QE PO TE INFEKTOJNE AMERICEN .KJO ESHTE E PATOLERUESHME .HAJDUTET ME TE MEDHENJ PERFAQESOJNE SHQIPERINE E MJERE QE E KANE CJERRE E KANE VJELE DHE E KANE MJELE DUKE E LENE EDHE PA DIELL , MBARSUR DISA HERE PO PA PJELLE ...
Përgjigju