Instituti i Studimeve Politike ka publikuar statistika të tjera mbi aktivitetin parlamentar janar-korrik 2016. Referuar të dhënave zyrtare nga Kuvendi i Shqipërisë rreth 35 deputetë nuk folën në asnjë nga 27 seancat parlamentare të periudhës janar – korrik 2016.

Referuar të dhënave sipas partive politike, nga PS rezultojnë folës 47 deputetë, jo folës 19 deputetë. Nga PD rezultojnë folës 38 deputetë, jo folës 7 deputetë. Nga LSI figurojnë folës 13 deputetë dhe jo folës 7 deputetë. Shifra në raporte 1:2 gjenden edhe tek partitë e vogla parlamentare.