Sesioni i ri nis me KLGJ e KLP,
ja porositë e Gramoz Ruçit

Sesioni i ri nis me KLGJ e KLP,<br />ja porositë e Gramoz Ruçit<br>
Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, u mblodh këtë të enjte Konfernca e Kryetarëve për të shqyrtuar Projektprogramin dhe Projektkalendarin e fillimit të sesionit të dytë të kësaj legjislature si dhe kalendarin e raportimeve vjetore të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kërkoi që në programin e punimeve të Kuvendit të përfshihen me përparësi zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për efektet në legjislacion, duke u shprehur se: “Kemi detyrimin kushtetues që të bëjmë implementimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe në momentin e parë që të jenë gati t’i përfshijmë në kalendarin e punimeve”.

Ruçi u ndal edhe tek çështja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas tij, Kuvendi ka afate të përcaktuara në ligj dhe do të vijoi me zbatimin e tij për plotësimin e vendeve që përcaktohet nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Lidhur me KLGJ dhe KLP ka afate precize me ditë, me orë, se çfarë duhet të bëjë Kuvendi. Ne nuk kemi detyrime për ato që i takojnë gjykatës apo prokurorisë, por kemi detyrime për pesë kandidatët që vendos Kuvendi, qoftë për KLGJ, qoftë për KLP. Deri dje ka qenë vakuumi që shoqëria civile nuk kishte plotësuar detyrimin e saj kushtetues.

Tashmë nuk ka asnjë pengesë. Ligji shprehet qartë se cilat janë detyrat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit. ai ka marrë porositë që të zbatojë në mënyrë rigoroze ligjin dhe brenda datës 15 janar 2018, ai do t’i paraqesë Komisionit të Ligjeve verdiktin e tij. Atëherë Komisioni i Ligjeve brenda tre ditëve duhet të miratojë rregulloren dhe duhet të përcaktojë komisionin përkatës për KLGJ dhe KLP”
- u shpreh Kryetari i Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit kërkoi që të respektohet afatet e parashikuara në Kalendarin 3 javor të punimeve për të miratuar Kodin e Sjelljes së Deputetëve, mundësisht edhe me mirëkuptimin e opozitës parlamentare. Gjithashtu iu bë thirrje deputetëve që të mbështesin ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit për të refklektuar implementimin e ndryshimeve Kushtetuese dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë mbledhjes, nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe nga kryetarët e komisioneve parlamentare u propozuan ndryshime në kalendarin e punimeve si dhe në kalendarin e raportimeve vjetore të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.

Përfaqësuesit e opozitës në Konferencën e Kryetarëve shprehën qëndrim politik vetëm për ngjarjet e seancës së fundit të sesionit të parë dhe ngritën zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për KLGJ dhe KLP. Më pas ata u larguan nga mbledhja dhe nuk u bënë pjesë e diskutimit të programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit, si dhe çështjeve të tjera që u diskutuan në Konferencë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit