Sesioni i ri parlamentar, ambasadori i BE në Tiranë apel partive politike: Punoni bashkë për axhendën e integrimit të Shqipërisë

Sesioni i ri parlamentar, ambasadori i BE në Tiranë apel partive politike: Punoni bashkë për axhendën e integrimit të Shqipërisë

Silvio Gonzato

1705330106_640065686f6dc66c5.jpg

Ambasadori i BE-së i BE në Tiranë Silvio Gonzato ka bërë një apel për bashkëpunim mes forcave politike ndërsa pritet që të nisë sesioni i ri parlamentar. Në një postim në platformën X, Gonzato shprehet se zbatimi i reformave të nevojshme për anëtarësimin kërkojnë një parlament funksional dhe bashkëpunim mes partive.

"Falë procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit, Shqipëria ka tani një pasqyrë të qartë të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ashtu si i thashë ministres Elisa Spiropali gjatë takimit tonë të parë [të premten], zbatimi i këtyre reformave do të kërkojë funksonimin efektiv të parlamentit dhe një bashkëpunim të mirë midis të gjitha institucioneve.

Të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, duke reflektuar vullnetin e fortë të qytetarëve shqiptarë për t’u anëtarësuar në BE", shkruan ambasadori.


Lajmi kryesor:

E paprecedentë/ Rithemelimi pengon fjalimin e Begajt! Sesionin e ri e nisin me zakonin e vjetër! PS voton ministrat e rinj! Ambasadorët vëzhgojnë


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?