Ousmane Dembele pritej të rikthehej në fushë këtë muaj pasi futbollisti francez më në fund ishte rikthyer të bënte stërvitje të plotë me skuadrën. Kjo do të ishte një ndihmë e madhe për ekipin e Setien, pasi edhe Suarez është i dëmtuar për një kohë ende të papërcaktuar.
Por sot në mëngjes mediat spanjolle kanë raportuar se futbollisti i kombëtares franceze është dëmtuar sërish, duke zgjatur kështu kohën e rikthimit në fushën e gjelbër. Dembele ka humbur një pjesë të madhe të këtij sezoni, ndërsa tashmë pritet vizitat e reja për të kuptuar kohën e riaftësimit.
Ky dëmtim vjen një ditë pasi trajneri Setien foli për merkaton duke deklaruar se ‘Dembele do të jetë afrimi i merkatos te Barcelona’, në sensin që më në fund skuadrës do ti kthehej një futbollist që i kishte munguar për një kohë e gjatë.