Setien refuzon të japë dorëheqjen, Pique: Duhen ndryshime, unë i pari jam i gatshëm të largohem

Setien refuzon të japë dorëheqjen, Pique: Duhen ndryshime, unë i pari jam i gatshëm të largohem

Reagime të forta kanë ardhur edhe nga vetë ekipi i Barcelonës pas pas humbjes poshtëruese 8-2 kundër Bayern-it në Champions League. Është një ikonë e klubit si Gerard Pique i cili pas takimit në Lisbonë ka paralajmëruar për ndryshime rrënjesore që duhen në skuadër, deri te drejtuesit e klubit. Ai vetë shprehet se është i gatshëm të largohet nëse kjo është në të mirë të klubit.

“Klubi ka nevojë për ndryshime, e kemi prekur fundin. Nëse klubi ka nevojë të sjellë gjak të ri, unë jam i parë që pranoj të largohem.

Është një ndeshje e tmerrshme, është e turpshme… në Evropë nuk mund të dalim kështu, nuk është as hera e parë e as e dyta, shpresoj të shërbejë për diçka,”-u shpreh Pike!

Ndërkohë trajneri i skuadrës Setien pas ndeshjes ka deklaruar se nuk e jep dorëheqjen.

“Vërtetë e dhimbshme. Zhgënjim i madh. Barcelona është një klub i madh. Kjo bën dëm dhe diçka me siguri do të ndryshojë. Duhet të nxjerrim përfundime dhe të marrim vendime.

Nuk e di nëse jemi në fund të një cikli, kam qenë këtu vetëm për tetë muaj, por nëse Gerard Pike është një reflektim si ai që sapo dëgjova, besoj se ka diçka në bazë.

Është shumë herët dhe e vështirë të mendoj nëse do të vazhdoj apo kjo, kjo nuk varet nga unë, do të ketë reflektim duke pasur parasysh rëndësinë që ka për Barcelonën një humbje kaq poshtëruese,”-u shpreh Setien.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen