/ATSH-AFP/ - Presidentja koreanojugore, Park Geun Hye, u takua sot me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, gjatë një mbledhje dypalëshe të pazakontë që do t'i mundësojë këtyre dy aleatëve kryesorë të Uashingtonit në Azi që të rrisin marrëdhëniet e tyre.
Shumë debate historike dhe territoriale kundërvenë Seulin me Tokion, që zemëron Shtëpinë e Bardhë, e cila dëshiron t'i shohë këta dy aleatë ushtarake të përqëndrohen së bashku mbi reagimin e duhur ndaj ambicjeve kineze në rajon.
Ka pak mundësi që Koreja e Jugut dhe Japonia të sqarojnë sot çështjet e tyre konfliktuale, por mbajtja e kësaj mbledhje është një simbol i fortë dhe një lloji triumfi për përmirësimin dhe afrimin e marrëdhënieve mes tyre.