Mbrëmjen e djeshme janë zhvilluar disa ndeshje të rëndësishme në kampionatet elitare në Europë. Në Spanjë Barcelona dhe Reali i Madridit humbën duke i dhënë mundësi Atletico Madrid dhe Seviljes që të afrohen me kreun.
E ndërsa Reali u shkatërrua me rezultatin 3-0 në transfertë përballë Seviljes edhe Barcelona humbi jashtë fushe, por me një kundërshtar modest si Leganes 2-1. Megjithatë dy ekipet favorite për të fituar titullin në Spanjë vijojnë kryesimin me pikë të barabarta 13.
Në Itali, Juventusi kaloi pa probleme Bolonjën 2-0, Napoli shënoi tripletë për tre pikë të plotë përballë Parmës, ndërsa fitore arritën edhe Lazio me Romën. Në Gjermani, Borussia Dortmund shpartalloi 7-0 Nuernberg, ndërsa Bayer Leverkusen mundi në transfertë Fortuna Duesseldorf.