Sezon i ri, halle të vjetra! Trafik i rënduar në fillimsezonin turistik! Rruga e Rinasit kthehet në makth, radhë kilometrike mjetesh

Sezoni veror po shoqërohet me probleme të vjetra. Madje ende pa u arritur piku, Tirana në këtë fillim qershori, është bërë e vështirë për ta përshkuar me automjet.

Shumicën e zonave, kryesisht qendrën dhe sheshin “Nënë Tereza” i gjen të bllokuara, për shkak të evenimenteve të ndryshme që po kulmojnë në kuadër të javëve të kulturës të disa shteteve mike, koncerte të ndryshme apo edhe gara me makina.

Ndalimi i qarkullimit në zonat e aktiviteteve dhe devijimi në rrugë të tjera alternative krijon trafik dhe ka nisur të kthehet që tani në makth, ku frekuentuesit më të mëdhenj janë emigrantë dhe turistët e huaj.

“Fokusi maksimal për menaxhimin e trafikut kryesisht ka qenë në unazën e vogël të kryeqytetit pasi aty është dyndja më e madhe. Njerëzit kërkojnë vende parkimi, por duke qenë më shumë makina se ç’ duhet, nuk plotësohet vendi për parkimin e të gjithave. Ka më së shumti lëvizje, hyrja dhe dalja në ish-Bllok, pasi edhe turistët shtohen dhe fundjavat bëhen më të gjata”- tha Meridian Hasa, inspektor i Qarkullimit Rrugor.

Por, si mund të ndërhyjë policia për të shmangur pritjen e gjatë në trafik në mesin e temperaturave të larta?

“Nëpër kryqëzime të ndryshme janë vendosur punonjës të Policisë Rrugore, të cilët herë pas here kur shohin rrugë të cilat janë të tej mbushura apo janë një bllokim momental, bëjnë devijimin e këtyre rrugëve nëpër rrugë të tjera, duke asistuar drejtuesit e mjeteve, kryesisht edhe me turistët e huaj, duke i ndihmuar të gjejnë vendet e referimit dhe vende parkimi sa më larg qendrës ku pothuajse janë gjithmonë plotë”. – u shpreh Hasa.

Bllokimin në trafik, turistët e ndjejnë që sapo shkelin në Shqipëri. Rruga e Rinasit, për ta dhe shumë shqiptarë që udhëtojnë përmes aeroportit, është kthyer në shqetësim të përditshëm, me një radhë kilometrike.

Zgjidhje autoritetet shohin aksin Thumanë-Kashar, që pritet të hapet më 30 qershor, për të çliruar fluksin në rrugën e Rinasit.

Situata kthehet në alarmante në fundjavë me fluksin e qytetarëve që zgjedhin bregdetin.

“Jemi fokusuar më shumë në hyrje-daljet e qytetit, sidomos në ditët e fundjavave. Në këto pika është fluksi kryesor dhe këtu është e fokusuar Policia Rrugore për menaxhimin e trafikut”- u shpreh Hasa.

Pikat tradicionale të trafikut janë kthyer prej kohësh superstrada Milot-Lezhë dhe rruga drejt Shëngjinit, që edhe këtë fundjavë njohu një fluks të shtuar nga qytetarë të Kosovës. Në rrugët e ngushta të Lezhës që nuk përballojnë dot fluks, u vu re dhe mungesë e policisë rrugore të cilët janë përqendruar në mbarëvajtja e “Unum festival” te Rana e Hedhun.

Po ashtu autostrada e Durrësit është një ndër akset më të ngarkuara, dhe rreth-rrotullimi i Bradasheshit që mbledh të gjithë fluksin e qytetarëve për në juglindje, kryesisht Korçë.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • And then: 09/06/2024 07:35

    Vetem arrestimi i sali berishes zhbllokohet rruga ..ai eshte kanceri shqiperise ..zagari

    Përgjigju
  • beni: 09/06/2024 03:27

    duhet bere 2 me dy korsi,,,,rruga e rinasit,,,kurse tirane durres me 4 korsi me te dy krahet...po te behet kjo turizmi ngrihet ne 20 milion veta....po te behet dhe nje aeroport ne shkoder e korce,,, shifra ngrihet ne 40 milion turiste....

    Përgjigju
  • Or tej: 08/06/2024 20:44

    Droni nga ajri si do nderhyje per te zhbllokuar trafikun or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Fshati: 09/06/2024 07:21

      A i mban mend perralat me Nastradinin, keta ja kane kaluar Nastradinit.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës