Tiranë, 5 Korrik/ATSH-Z.Tosku/.-Një ndër problemet kryesore të stinës së verës është dielli, si "armik" i lëkurës. Rrezet e diellit, nën të cilët dëshirojnë të qëndrojnë për të marrë ngjyrën e 'çokollatës', shkaktojnë dëmë në lëkurë dhe shëndet.
Zgjidhja është të evitojmë ekspozimin në orët e drekës dhe përdorimin korrekt te kremrave kundër diellit. Nga faktorët mbrojtës, më i këshillueshmi është 50+. Kremrat me faktorë mbrojtës më të ulët se 6 nuk sigurojnë asnjë lloj mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit, sigurojnë specialistët.
Po ashtu, studimet e bëra për rreziqet që i kanosen lëkurës nga dielli kanë treguar se janë shfaqur vetëm disa cilësi të efikasitetit të vitaminës D kundër kancerit, ndërkohë që lidhja mes ekspozimit në diell dhe tumoreve të lëkurës është forcuar. Gjithashtu, nuk duhet të qëndrojmë gjithë ditën para diellit, për të marrë ngjyrë të bukur. Në ndihmë do të na vinin edhe 10 minuta, apo një dietë e shëndetshme me pemë dhe perime.
Një liste e kurave natyrore për të lehtësuar djegien dhe skuqjen që mund të pësojë lëkura nga dielli jane : Livanda kryen një veprim antiseptik dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve, Aloe Vera , redukton inflamacionin, skuqjen dhe dhimbjen. Po ashtu , kamomili eshte një qetësues natyror efikas që përdoret për të gjitha sëmundjet. Gjithashtu molla redukton të skuqurën dhe ndihmon në qetësimin e plagëve, uthulla e verës së bardhë, si dhe kosi i ftohtë pas diellit shërben për të dezinfektuar lëkurën dhe për të hequr ndjesinë e djegies. Duhet te pini shumë ujë kur jeni kthyer në shtëpi. Hidratimi i lëkurës e ndihmon trupin t'i administrojë më mirë djegiet. Dushi me ujë të ftohtë dhe copa me akull në vendet e dëmtuara, do tju bej të ndiheni më mirë.
/f.n/
/Shqiptarja.com