I sigurt, i emocionuar, por edhe i tensionuar. Këto janë ndjenjat që Ruben Amorim po përjeton vetëm pak orë para debutimit të tij në stolin e Milanit, në ndeshjen kundër Torinos që drejtohet nga ish lojtari i kuqezinjve, Abate. Trajneri portugez nuk fshihet dhe është i qartë, Milani duhet të fitojë çdo ndeshje, por në të njëjtën kohë ekziston vetëdija se gjithçka sapo ka nisur dhe përpara është një projekt afatgjatë.
“Gjëja më e rëndësishme është të jemi një skuadër që përfaqëson Milanin. Nuk mund të mendojmë për krahasime me të kaluarën”, tha Amorim në konferencën për shtyp.
“Duhet të mendojmë si skuadër. Duam të kemi më shumë kontroll dhe zotërim të topit dhe kjo do të shihet që në fillim. Në të njëjtën kohë, duam të çojmë shumë lojtarë në zonën kundërshtare dhe të mbrohemi mirë, ashtu siç bënte Allegri. Nuk pres ta shohim produktin përfundimtar që nesër. Po ndërtojmë një projekt”, tregoi ai.
Ishte e pamundur të mos flitej për Rafael Leaon dhe merkaton:
“Rafa, në këtë moment, nuk është gjëja më e rëndësishme, ashtu siç nuk është e rëndësishme të flasim për merkaton. Kanë ardhur lojtarë cilësorë, të cilët mund të përmirësohen. Ky është një faktor i rëndësishëm për të ndërtuar një projekt. Ajo që na mungon tani është të bëhemi skuadër, të bëhemi familje. Me paraqitjet tona duam të rikthehemi si një skuadër e vërtetë. Nuk mjafton të kesh lojtarët më të mirë për të fituar ndeshjet. Talenti sigurisht që nuk na mungon. Nevoja jonë tani është të bëhemi skuadër.”
Fokusi te Torino - Më pas, vëmendja u përqendrua te Torino. Pikërisht këtu Amorim e ngriti tonin dhe nuk la vend për keqinterpretime.
“Vitin e kaluar Milani zhvilloi ndeshje të mëdha kundër skuadrave të forta, ndërsa përqendrimi ra kundër ekipeve më të vogla. Për këtë arsye, tani Torino është skuadra më e fortë në botë. Duhet të jemi në gjendje t’i mposhtim këto skuadra. Duhet të ndërtojmë mentalitetin e duhur. Vitin e kaluar humbëm kualifikimin në Champions League në javën e fundit, kundër Cagliarit.”
Sa u përket favoritëve për titullin, Amorim përmendi disa.
“Mund të themi se Interi ka një identitet që nis që nga Simone Inzaghi dhe është skuadra më e përgatitur. Pastaj është Gasperini, i cili e njeh shumë mirë kampionatin. Como ka shpejtësi dhe forcë, por ata nuk e kanë të njëjtën përgjegjësi si ne. Ne e kemi këtë përgjegjësi dhe kjo mund të ndikojë te disa lojtarë.”
Amorim ishte i prerë edhe për objektivin e skuadrës: “Milani duhet të fitojë çdo ndeshje.”
“Milani duhet të fitojë çdo ndeshje. Ne duhet të mendojmë të bëjmë atë që duhet për të fituar, pa menduar për kundërshtarët. Do të jetë një ndeshje krejt ndryshe nga ajo kundër Manchester United dhe shumë e vështirë. Abate, një ish-lojtar i yni, e njeh shumë mirë kampionatin italian dhe e di se Milani duhet të fitojë çdo ndeshje.”
Trajneri portugez pranoi se është ende në fillimet e tij, por objektivi është i qartë.
“Unë jam vetëm në fillim, por është e qartë se duam të bëjmë një paraqitje të mirë. Abate dëshiron të imponojë stilin e tij të lojës dhe ne do të përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë. Tifozët duan që ne të fitojmë titullin kampion, por duhet të jemi të sinqertë, ekziston një diferencë me Interin. Megjithatë, ne mund të mposhtim këdo. Objektivi ynë është të dominojmë.”
Në planin personal, Amorim e përshkroi debutimin e tij plot emocione dhe ankth.
“Jam i emocionuar që po filloj sezonin, por në të njëjtën kohë jam edhe në ankth. Megjithatë, besoj se kjo është normale. Kam besim sepse djemtë po punojnë shumë mirë. Duket se ky grup lojtarësh po shndërrohet në një skuadër. Presioni është i njëjtë me atë që kam përjetuar kur kam drejtuar klube të tjera, që nga koha kur trajnoja në kategorinë e tretë”, tha ai.
Serie A, raundi i parë i sezonit 2026-27:
E shtunë, 22 gusht 2026
18:30 Inter - Monza
18:30 Udinese - Como
20:45 Genoa - Napoli
20:45 Parma - Cagliari











Komente
Komento