Mariglen Tahiri, 33 vjeç, banues në Shijak, është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.
33-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Breshias kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për “Trafikim të narkotikëve” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.
Tahiri u lokalizua dhe u kap gjatë operacionit të koduar “Next”, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Durrësit, pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet italiane përmes Interpol Tiranës.
"Finalizohet operacioni i koduar “Next”. Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 33-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Itali, nëpërmjet Interpol Tiranës, si dhe i veprimeve të shpejta policore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Next”, gjatë të cilit u lokalizua në Durrës, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:
-M. T., 33 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Penale e Breshias i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, njofton Policia.
Procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë vijojnë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento