Teuta do të nisë sezonin e ri në Superligë, të shtunën kundër Tiranës pretendente për titull. Sfida në ‘Niko Dovana’ është parashikuar në orën 19:00 dhe durrsakët vijnë pas një vere shumë intensive në merkato ku janë larguar disa shtylla të ekipit dhe janë afruar lojtarë të rinj.
“Ne duam ta nisim me 3 pikë sezonin e ri. Gjithashtu të fitojmë gjithmonë kundër Tiranës apo kujtdo kundërshtari. Ky është qëllimi ynë dhe për këtë arsye punojmë shumë fort çdo ditë. Jemi gati dhe tani të shohim se çfarë do të ndodhë në fushën e lojës,”-u shpreh Diego Longo, trajner i Teutës.
“Nesër do jetë një ndeshje e vështirë dhe shpresojmë ta fitojmë. E dimë që Tirana ka një ekip të mirë, por ne do futemi për tre pikët,”-tha Blerim Kotobelli, kapiten i Teutës.
Këtë sezon kapiteni i ri i Teutës do jetë mbrojtësi i krahut Blerim Kotobelli.
“Përgjegjësi e madhe. Shpresoj ta bëj sa më mirë dhe ti shërbejë skuadrës,"-deklaroi Blerim Kotobelli, kapiten i Teutës.
Sa i përket Tiranës bardheblutë duan të vijojnë ashtu siç e nisën, duke fituar njëjtë si ndaj Dinamos. Java e dytë e Superligës mbyllet të dielën me sfidat Kukësi-Egnatia dhe Partizani-Laçi.