Teksa sezoni i verës ka nisur, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është i përkushtuar të sigurojë që udhëtimi juaj të jetë sa më i qetë dhe i këndshëm.
Më poshtë gjeni disa këshilla të dobishme për t’ju ndihmuar në mjediset e aeroportit që vlejnë kryesisht përgjatë sezonit të ngarkuar turistik:
1. Mbërritja në aeroport: Për të shmangur nxitimin e minutave të fundit dhe për t'u siguruar që keni kohë të mjaftueshme për check-in dhe kontrollin e sigurisë, ju rekomandojmë të mbërrini në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara orarit tuaj të fluturimit.
2. Printoni boarding pass: Mos harroni të vini në aeroport me boarding pass të printuar. Kjo do t'ju kursejë kohë dhe do të sigurojë një proces të qetë përmes pikave të kontrollit të aeroportit. Përndryshe do duhet të prisni hapjen e sportelit të check-in, për t'u pajisur me boarding pass.
3. Kalimi i bagazheve: Për pasagjerët me bagazhe, ju lutemi informohuni se sporteli i check-in zakonisht hapet 2 orë e 30 minuta para nisjes. Nëse nuk e keni printuar paraprakisht boarding pass, mos u shqetësoni! Mund ta merrni në sportelin e kontrollit kur të hapet.
4. Qëndroni të informuar: Qëndroni të përditësuar me çdo njoftim që ju vjen nga linja ajrore në lidhje me fluturimin tuaj. Përdorni ekranet e informacionit të aeroportit ose faqen tonë zyrtare të internetit për përditësime në kohë reale mbi ndryshimet e portës, vonesat ose informacione të tjera të rëndësishme.
Ekipi ynë është i gatshëm për t'ju ndihmuar në çdo hap, për të siguruar që udhëtimet tuaja verore të nisin sa më mirë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3954
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tirana në Fokus: Ursula von der Leyen thekson Rritjen e shpejtë të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, pjesë e Kastrati Group
2 Shtator, 20:33
-
Aeroporti i Rinasit kryeson me rritjen më të lartë të pasagjerëve në Europë, 259,4% e krahasuar me 2019! Rama 'thumbon' kritikët me patronazhistët
16 Gusht, 13:55
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: destinacionet më të frekuentuara
25 Korrik, 11:30
-
Kastrati Group investime të mëdha në TIA: Shqipëria e para në rajon për rritjen e trafikut ajror
3 Maj, 16:08
-
'Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve për muajin shkurt, Rama: Jemi gati për të mirëpritur botën
16 Prill, 15:25
-
Tre-mujori i parë thyen rekorde të reja për Aeroportin Nderkombëtar të Tiranës
4 Prill, 15:50
-
Skanderbeg VIP Longe në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës- Imbarkohuni në një udhëtim luksi dhe kënaqësie
20 Janar, 15:35
-
Rekord në Rinas, 7 milion pasagjerë në 2023! Rama: 35% më shumë se në vitin 2022! Një fakt sa njëmijë fjalë
19 Dhjetor 2023, 15:38
-
INSTAT: Gati 2.5 milionë pasagjerë kaluan përmes Rinasit, në tremujorin e tretë të këtij viti
30 Tetor 2023, 12:26
-
Rekord, 5.2 mln pasagjerë në aeroportin e Rinasit në 9 muaj
25 Shtator 2023, 13:01
-
Refuzoi të udhëtonte në bord me pasagjerë, shqiptari ekstradohet nga Irlanda me avion ushtarak në Rinas
18 Gusht 2023, 10:30
-
Mbi 1 milion pasagjerë pritet të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë gushtit, Balla del e pret turistët në Aeroport
5 Gusht 2023, 10:21