Të llogarisësh për të bërë pushime në Shqipëri, duhet të marrësh parasysh më parë dhe praninë apo jo të shërbimit të shpejtë shëndetësor. Në gjithë vijën bregdetare rrallë mund të gjesh zona të cilat kanë një shërbim shëndetësor. Madje dhe ai, është i organizuar në Drejtoritë Rajonale të Shëndetësisë, Drejtoritë e Shëndetit Publik dhe Drejtoritë Spitalore që mbulojnë zonat turistike. Por dhe për to varen nga kushtet ku janë, pasi shpesh mjekët janë vetë me pushime, apo përjetojnë dhe mungesën e mjeteve të transportit.