Rama: AirBnB-të fluks të ardhurash, nuk mund të mbeten të pataksuara! S’ka më derdhje të ujërave të zeza në det, do ngrihet task forcë

TIRANË- Qeveria ka hedhur për konsultim publik disa ndryshime në ligjin për turizmin, ndërsa edhe AirBnB-të do duhet të pajisen me licencë. Duke bërë një bilenac të sezonit turistik të këtij viti, kryeministri Edi Rama tha se pajisja me licencë e AirBnB mbetet një sfidë, por këto biznese nuk mund të mbetet të pataksuar ndërsa kanë pasur një fluks të ardhurash.

“Air BnB kemi qenë të vetëdijshëm s’ka shqetësim nëse paratë shkojnë direkt te familjet, por s’mund të jetë fluks të ardhurash që rriten dhe ndërkohe mbetet i pataksuar”, tha Rama.

Ndërkohë, hotelet do të taksohen me çmim reference, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se nuk do të tolerohen më ata që nuk deklarojnë të ardhurat. Këtë vit sipas tij ka pasur një fluks turistësh, ndërsa hotelet deklarojnë sikur i kanë pasur dhomat bosh.

“Në Shqipëri këtë vit s’ka patur asnjë dhomë bosh, me miq që më kanë kërkuar dhomë kudo që të ishte. Si shpjegohet që te deklarimet keni qenë plot me dhoma bosh. Mirë një weekend keni sjell vjehrrin, një weekend krushqit, një tjetër shokët e fëmijërisë. Vitin e ardhshëm do keni një referencë dhe shteti do marrë atë që mendon se i takon, nën atë s’ka shans”, u shpreh Rama.

Ndalur në shifra, kreu i qeverisë u shpreh optimist se e këtë vit Shqipëria do të arrijë shifrën e 9 mln turistëve. Rama tha se shtatori është mbyllur me 1.1 mln turistë të huaj.

“Kemi para nesh shenjat se ne mund të ndërtojmë një Shqipëri turistik e cila të shtrihet përgjatë 365 ditëve të vitit. Për ta bërë këtë sigurisht që duhet të jemi të vetëdijshëm se çfarë kemi arritur dhe se çfarë ajo që kemi arritur do sjellë si sfidë. Shatori është mbyllur me 1.1 mln turistë vizitorë të huaj. Një shifër shumë më e lartë se ajo e shtatorit të kaluar. Deri në fund të gushtit kemi arritur mbi 7 mln turistë. Nëse tetori dhe nëntori do ruajnë trendin dhe dhjetori do jetë një muaj surprizues në këtë trend ne mund të arrijmë edhe 10 mln turistë këtë vit, por me siguri këtë vit në të gjitha rastet do ta prekim tavanin e 9 mln”, tha Rama.

Rama u tregua i prerë me bizneset në vijat bregdetare ku tha se sezonin e ardhshëm s’do tolerohet asnjë biznes që do derdhë ujërat e zeza në det apo në liqenin e Pogradecit. Rama tha se do ngrihet një task forcë për kontrollet.

Derdhje ujërash të zeza në det e në liqenin e Pogradecit. Kjo bëhet duke u thënë shumë qartë jo vetëm me fjalë por edhe me një akt të menjëhershëm ligjor por edhe me task forcë. Ata që kanë hotele restorante-kafene, që epoka e gropës mbaroi. Do investosh për derdhjen e ujërave të zeza. Është bërë edhe studimi sa kushton, është një kosto e përballueshme, s’po them që tu vëmë kufirin banorëve për banesat, shtëpitë që kanë gropat skeptike se do ishte  e padrejtë. Kostoja do ishte e papërballueshme, s’janë ata ndotësit më të mëdhenj. Ujërat e kristaltë të Maldiveve të Europës i ndotin ata që na ballë i vënë hotelit 5 yje dhe nga mbrapa i lëshojnë komunitetit mbetjet e yjeve. Nuk mund të vazhdojë”, tha Rama.  

Ndërkohë ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro thotë se duhet më shumë punë sa i takon menaxhimit të mbetjeve. Ajo vlerësoi dy bashki për punën e bërë, Sarandën dhe Shkodrën.

“Nuk mund të krenohemi me detin, nëse rrugët i kthejmë në hospote plehrash. U jam mirënjohëse shumë kryetarëve që kemi qenë nën stop në komunikim për të përballuar një behar të pazakontë. Do përmend dy bashki, Sarandën dhe Shkodra, ku kryetari i gjeti në një situatë të rëndë sa i takon menaxhimit të mbetjeve, na u desh të futeshim me ushtri.

Kumbaro shpjegoi se brenda këtij viti do hartohet strartegjia për turizmin 2024-2030. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:58
Licencë edhe për AirBnB, Rama: S’mund të mbeten të pataksuar, kanë pasur fluks të ardhurash

 

Qeveria ka hedhur për konsultim disa ndryshime në ligjin për turizmin, ndërsa edhe AirBnb Do duhet të pajisen me licencë. Kryeministri Edi Rama tha se kjo mbetet një sfidë, por ky biznes nuk mund të mbetet pa u taksuar ndërsa ka pasur fluks të ardhurash.

“Air BnB kemi qenë të vetëdijshëm s’ka shqetësim nëse paratë shkojnë direkt te familjet, por s’mund të jetë fluks të ardhurash që rriten dhe ndërkohe mbetet i pataksuar. Mbetet sfidë me vete se AirBnB, por ne kemi gjetur rrugët për të hapur një diskutim me ta edhe duke marrë parasysh shembullin e disa vende si Kroacia. Aty do jemi pak më të ngadaltë për faktin se kemi nevojë ti lëmë më shumë frymëmarrje familjeve që vënë shtëpinë një dispozicion për turizmin”, tha Rama.

Ora 18:53
Rama: Jemi vendi i fundit për vjedhje banesash në Europë! Anglia kampione, thonë 'na kanë ardhur shqiptarët prandaj ka kaq shumë'

Kryeministri Edi Rama thotë se këtë vit vendi ynë ka pasur nivelin më të lartë të sigurisë. Rama tha se barometri europian e nxori vendin e fundit në kontinentin europian për vjedhje. Për këtë Rama tregoi edhe një histori me miq gazetarë të cilit kishin pyetur se si ka mundësi që Shqipëria është renditur e fundit në kontinentin e Europës sa i takon vjedhjes. Kreu i qeverisë tha se gazetarët kishin pyetur se përse nuk ka vjedhje banesash dhe kishin marrë përgjigjen se “njerëzit s’kanë bukë për të ngrënë ca do vjedhin”.

Ndërkohë të njëjtit gazetarë kur kishin ikur në Angli dhe kishin pyetur përse ka kaq shumë vjedhje, sipas Ramës kishin marrë përgjigjen se “kanë ardhur shqiptarët këtu prandaj kemi dal në vend të parë për vjedhje shtëpish”

“Këtë vit kemi pasur nivelin më të lartë të sigurisë në 30 e kusur vitet e fundit. Minus 40% vrasje, krahasuar me vitin e kaluar që ishte viti më i mirë. Këtë vit Shqipëria i ka befasuar shumë njerëz, se jo ne, por barometri europian e nxori vendin e fundit në kontinentin europian për vjedhje, vendi i parë kampion Anglia. Disa miq që erdhën më bënë për të qeshur se e kishin parë këtë gjë dhe ishin habitur. Kishin pyetur këtu, se kush ka nge të shajë anglisht edhe në gusht këtu, e kishin pyetur si shpjegohet? Njerëzit s’kanë bukë për të ngrënë ca do vjedhin. Po të futesh në shtëpi s’ka bukë për të ngrënë. Kishin pyetur në Angli, se kanë ardhur shqiptarët këtu prandaj kemi dal në vend të parë për vjedhje shtëpish. Fakti është që jemi të fundit. Siguria nuk është çështje shifrash, por çështje ndjesie”, tha Rama.

Ora 18:49
Hotelet do taskohen me çmim reference, Rama: Nuk ka më deklarime me dhoma bosh ‘se ja latë vjehrrit’

 

Kryeministri Edi Rama thotë se edhe hotelet do të taksohen me çmim reference nga viti i ardhshëm. Në bilancin e sezonit turistik, Rama tha se dhomat e strukturave akomoduese kanë qenë plot, por në fakt biznesmenët nuk i kanë deklaruar. Rama tha se s’do të tolerohen as ata që nuk deklarojnë çmimet reale të dhomave.

“E kemi vënë me bindje TVSH 6% për hoteleri. Ju keni fituar shumë më tepër, ne s’kemi marrë atë që na takon si shtet në arkën e atë ardhurave që na duhet për këto gjërat e tjera. Me ca do ti bëjmë deri në fund gjithë infrastrukturat e nevojshme. Ne ca do rrisim fondin e trajnimeve profesionale, me të ardhura. Në Shqipëri këtë vit s’ka patur asnjë dhomë bosh, me miq që më kanë kërkuar dhomë kudo që të ishte. Si shpjegohet që te deklarimet keni qenë plot me dhoma bosh. Mirë një ëeekend keni sjell vjehrrin, një ëeekend krushqit, një tjetër shokët e fëmijërisë. Vitin e ardhshëm do keni një referencë dhe shteti do marrë atë që mendon se i takon, nën atë s’ka shans. Një referencë e thjeshtë e krijuar mbi bazën e tregut. E dimë shumë mirë se sa janë dhomat. Vitin e ardhshëm s’do pranojmë që keni pas dhoma bosh, një dhomë bosh për vjehrrin dhe vjehrrën do ua lëmë, por kur janë plot janë plot dhe e

Ora 18:33
Rama: Vijon puna për korridorin Blu! Nga Mali i Zi deri në Vlorë do kemi një korridor të standardeve Evropiane

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur se puna për Korridorin Blu ka nisur në segmetin e Thumanë Kashar, ndërsa për segmentet e tjera marrëveshjet janë drejt përfundimit.

“Vijmë te aksesi në infrastrukturë. Edhe këtu është një arsye shumë e madhe për tu shqetësuar përballë sfidave që duhen fituar. Kemi të gjitha arsyet që mund ti fitojmë. E para aksesi në aeroport është zgjeruar dhe do të shumëfishohet me aeroporin e Vlorës.

Puna për korridorin blu ka nisur me segmetin e Thumanë Kasharit janë drejt përfundimit marrëveshjet edhe për segmente të tjera. Praktikisht vitin e ardhshëm do të jemi në kantier në kët ëkorridor. Nga Mali i Zi deri në Vlorë do kemi një korridor të standardeve Evropiane. Kroacia fillon investimin nga ana e vet, me shpresë që edhe mali i zi  të bëjë lidhjen, por do jetë një energji tjetër”, shtoi ai.

Ora 18:26
Rama: S’ka më derdhje të ujërave të zeza në det! ‘Maldivet e Europës’ po i ndotin hotelet me ‘5 yje në ballë’

 

Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë me bizneset në vijat bregdetare ku tha se sezonin e ardhshëm s’do tolerohet asnjë biznes që do derdhë ujërat e zeza në det apo në liqenin e Pogradecit. Rama tha se do ngrihet një task forcë për kontrollet.

Derdhje ujërash të zeza në det e në liqenin e Pogradecit. Kjo bëhet duke u thënë shumë qartë jo vetëm me fjalë por edhe me një akt të menjëhershëm ligjor por edhe me task forcë. Ata që kanë hotele restorante-kafene, që epoka e gropës mbaroi. Do investosh për derdhjen e ujërave të zeza. Është bërë edhe studimi sa kushton, është një kosto e përballueshme, s’po them që tu vëmë kufirin banorëve për banesat, shtëpitë që kanë gropat skeptike se do ishte  e padrejtë. Kostoja do ishte e papërballueshme, s’janë ata ndotësit më të mëdhenj. Ujërat e kristaltë të Maldiveve të Europës i ndotin ata që na ballë i vënë hotelit 5 yje dhe nga mbrapa i lëshojnë komunitetit mbetjet e yjeve. Nuk mund të vazhdojë”, tha Rama.  

Ora 17:55
Sezoni turistik, Kumbaro: 8,3 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 9 mujorin e vitit 2023

Në një takim për bilancet e sezonit turistik veror 2023, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha se 9-mujori shënoi 8,3 milionë, ose 1,9 milionë vizitorë të huaj më shumë se 9-mujori i vitit të kaluar.  Ndërkohë, vetëm muaji shtator u mbyll me 1,1 milionë vizitorë të huaj, rreth 30% më shumë se viti i kaluar.

“Në këtë vit, që meriton të quhet turistik, u krenuam, si me Tiranën që është kthyer në destinacion të mirëfilltë turistik si një  laborator arkitekturor modern por edhe plot energji rinore, sportive dhe kulturore, ashtu edhe agroturizmet nga Tropoja, apo Thethi deri ne Elbasan, Ersekë e Tepelenë, me lumin Vjosa në krye, pa përmendur këtu epitetet lavdëronjëse për bregdetin tonë nga mediat e huaja.

Thënë kjo, sfida dhe përgjegjësia bëhet edhe më e madhe, sepse pritshmëritë do të jenë shumë më të larta për vitin që vjen, prandaj, kjo do të jetë kryefjala: përgjegjësia për të mos zhgënjyer asnjë turist në 2024”, u shpreh ministrja Kumbaro.

“Muaji shtator u mbyll me 1,1 milionë vizitorë të huaj, rreth 30% më shumë se viti i kaluar, ndërsa 9-mujori shënoi 8,3 milionë, ose 1,9 milionë vizitorë të huaj më shumë se 9-mujori i vitit të kaluar.  Nuk i përmend për t’u krenuar por për t’u ndërgjegjësuar se kur vendi përshkohet, jetohet, eksperimentohet, udhëtohet, nga gati 5-fishi i popullsisë së qëndrueshme, përgatitja, mobilizimi dhe vëmendja, madje dhe alerti, janë dhe duhet të jenë shumë më lart”, theksoi Kumbaro.

Në analizën e sezonit turistik veror, ministrja Kumbaro foli për punën e bashkive dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për pastrimin e territorit, ku sipas saj lufta me mbetjet ende nuk është fituar dhe nga ana tjetër përmendi bashkëpunimin e suksesshëm me të gjithë aktorët që morën pjesë në mbarëvatjen e sezonit turistik veror si Policia Kufitare, Policia e Shtetit, Urgjenca Kombëtare, etj.

Ministrja Kumbaro përmendi si suksese të sezonit turistik veror 2023, Kalendarin e Unifikuar të Eventeve TEA, si dhe numrin e lartë të vizitorëve në Zonat e Mbrojtura.

“Këtë sezon i dhamë të gjithë vizitorëve një udhërrëfyese, një mikeshë në zbulimin e eventeve siç ishte TEA – Kalendari i Unifikuar i Eventeve Turistike, që në vetëm 2 muaj është shkarkuar më shumë se 23 mijë herë. Dhe s’mund të lë pa përmendur as vizitorët në Zonat e Mbrojtura, të cilat janë më shumë se asnjëherë tjetër, plot 3,2 milionë deri në muajin gusht, me qindra mijëra shqiptarë e të huaj që zgjodhën të futen në brendësi të territorit, në parqet natyrore e kombëtare, nga Alpet e Shqipërisë, e deri në Syrin e Kaltër.

Ora 17:28
Kumbaro: Kemi hedhur në konsultim publik ndryshimet në ligjin për turizmin! Brenda viti gati strategjia 2024-2030

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro njoftoi se po rishikohet ligji aktual për turizmin dhe projektligji është hedhur për konsultim publik. Ndërkohë, ministrja lajmëroi që po hartohet edhe strategjia e re të turizmit 2024-2030, që do jetë gati brenda këtij viti.

“Kemi tre kantiere të rëndësishme, rishikimi ligjit aktual. Ky projektligj është hedhur për konsultim publik, Duhet të nxisim mbështesim sektorin privat, por të garantojmë konkurrencë të ndershme. Do u jemi mirënjohës që ta jepni sugjerime të jeni pjesë e bashkëhartimit të draftit final. Kemi në përgatitje edhe strategjinë e re të turizmit 2024-2030, puna do kryhet brenda këtij viti dhe vitin tjetër do jemi në tryezat e konsultimi.

Instrumenti i ri i statistikave që do të ndërtojmë për truizmit, SAT. Për të kuptuar ku jemi, për të interpretuar të dhënat, për të ndihmuar formalizmin e mëtejshëm të tregut, do e kemi vitin e ardhshëm. Janarin 2024”, tha Kumbaro.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • T'a kan bo mendjen pordhë: 04/10/2023 01:29

    I kanë thon BUM turistikë, 10milion turistë. Ai u thotë ku janë lekët? Ata i thonë, nuk i deklarojnë.

    Përgjigju
  • gagaci: 03/10/2023 21:49

    haha taks online interneti per rezervim pra e merr ai i app taks per shtetin tone shko dhoma nga 30 euro nata ne 100 se 60 ja taksa haha sa palidhje o zot taks airbnb shqipria sdi cdmth Internet

    Përgjigju
  • Bobi: 03/10/2023 20:58

    O Ramadan ke Shkembi Kavajes derdhen sade ne det ujrat e zeza. E ke fjalen per jugun zotrote se atje i ben pushimet. Atje se di vellai. Une te them ku i bej vete si popull

    Përgjigju
    • A. N.: 04/10/2023 00:00

      Ndersa ne shetitore tek Praya e Blearti dalin ujerat e zeza nga pusetat kur nuk ndizen pompat.

  • Drini: 03/10/2023 20:45

    Jeni pak vone , por me mire vone se kurre zoti kryeminister

    Përgjigju
  • Xxcc: 03/10/2023 17:32

    Po mos te kishte qene Vilma Bello mesuesja e gjuhes shqipe tek ministria e turizmit ,Shqiperia nuk do kishte patur zhvillim ne turizem.Lum ne...Apo ta shohesh ne studio televizive si ben cuben kur e pyesin.Nuk di te ktheje pergjigje por manovron siç di ajo.Kryeministri i shkrete thote:Sa e urte kjo Vilma...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion