Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se deri në fund të vitit pritet që shqipëria të regjistrojë shifrën prej 10 mln turistësh. Balla u shpreh se Shqipërisë i është pastruar një herë e mirë imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare.
‘Lajmi më i bukur i këtij viti nuk është vetëm shifra 10 milionë (që presim të mbyllim deri më 31 Dhjetor) , por certifikimi ndërkombëtar i Shqipërisë sonë si një destinacion europian me bukuri natyrore, mikpritje të pakonkurueshme dhe siguri mbresëlënëse.
Sot mund ta themi me kokën lart dhe me krenari se Shqipërisë i është pastruar një herë e mirë imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare.
Siguria e turistëve në këtë sezon turistik historik, ishte një test i rëndësishëm pasi çertifikoi vendin tonë si një destinacion të sigurtë turistik.
Praktika e vendeve të tjera që e kanë kaluar këtë proces ka qenë rritja e njësive policore turistike për të ndihmuar dhe mbrojtur turistët, sepse policia është padyshim një pjesë e rëndësishme e imazhit të destinacionit turistik.
Gjatë këtij sezonit turistik, kanë kryer shërbim në zona turistike/plazhe mbi 1600 punonjës policie, pothuajse 1/6 e gjithë forcës sonë të disponueshme policore. Duhet ta kemi të gjithë parasysh një fakt, tek i cili duhet të bazohet një mbështetje edhe më e madhe dhe e merituar për Policinë e Shtetit, jo vetëm sa i përket trajtimit financiar. I gjithë ky fluks gjatë vitit 2023, me 30% më shumë sesa një vit më parë, është përballuar nga e njëjta trupë policore.
Mirënjohje e merituar për të gjithë efektivët e policisë së shtetit të cilët mundësuan një sezon turistik me 0 ngjarje kriminale, ndaj jetës së turistëve të huaj të cilët zgjodhën Shqipërinë për të pushuar.’- tha Balla.
Lajmi kryesor: