Me afrimin e kulmit të sezonit turistik po humbet edhe më shumë pikë monedha evropiane. Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë tregon se një euro sot po këmbehet me 95.1 lekë që është vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë në tregun valutor.

Sipas bankës një euro po u blihet qytetarëve mesatarisht 94.8 lekë dhe po shitet nga zyrat e këmbimit valutor me 95.4 lekë.

Në raport me vitin 2025 euro është zhvlerësuar me thuajse 3%, duke dhënë efekte të dyanshme. Banka e Shqipërisë thotë se zhvlerësimi i valutave ka ndikuar pozitivisht në mbajtjen e inflacionit në kontroll.

Ndërkohë humbësit më të mëdhenj të tkurrjes së euros janë eksportuesit që i kanë shpenzimet në lekë dhe të ardhurat në valutë, njëkohësisht dhe të gjithë ata qytetarë që i kanë të ardhurat në monedhën evropiane.