Sezoni turistik, patrullim i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj të Kosovës

Policia Rrugore e Shqipërisë dhe Policia Rrugore e Kosovës ka nisur sot patrullimin e përbashkët, pas marrëveshjes së bërë për patrullime të përbashkëta gjatë sezonit turistik.

Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato priti në Morinë, Drejtorin e Policisë Rrugore të Kosovës Jeton Rexhepi dhe patrullat e para të Policisë Rrugore të Kosovës që do patrullojnë me kolegët e Policisë Rrugore shqiptare, në Rrugën e Kombit, Lezhë, Shëngjin dhe Durrës.

Qato theksoi rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

“Sot është dita e parë që fillojmë patrullimet, kështu që jemi duke prezantuar shërbimet e përbashkëta, të cilat do të patrullojnë në akset rrugore të rrugës të Rrugës së Kombit, territorin e Lezhës dhe të Durrësit, ku është fluks i madh i qytetarëve kosovarë që frekuentojnë Shqipërinë, qoftë gjatë sezonit turistik që është një numër më i konsiderueshëm, por edhe gjatë gjithë vitit. Shërbimi do të konsistojë kryesisht në rritjen e parametrave të sigurisë, po dhe për menaxhimin e trafikut, pasi në këtë periudhë, siç e përmenda më parë, ka një fluks të jashtëzakonshëm të qytetarëve nga Kosova që frekuentojnë zonat turistike të Shëngjinit, Velipojës dhe Durrësit, prandaj dhe është menduar që këto akse rrugore do të patrullohen nga patrulla të përbashkëta”, tha ai.

Ndërsa, Jeton Rexhepi tha se gjatë këtyre 2 muajve do të ketë bashkëpunim të përvbashkët për të ofruar më shumë siguri në rrugë.

“Ne si Polici e Kosovës ndër vite kemi bashkëpunuar dhe kemi ofruar mbështetje, sidomos gjatë sezonit turistik, referuar numrit të qytetarëve, qoftë atyre që kalojnë pushimet në sezonin veror, mirëpo tani Shqipëria është bërë vizitë ditore e shumë qytetarëve të Kosovës dhe për këtë qëllim do të thotë që bashkarisht të ndikojmë përmes njësive tona patrulluese dhe përmes njësive të përbashkëta, në ofrimin e sigurisë rrugore dhe në rregullimin dhe lehtësimin e qarkullimit, sidomos në ato zona ku ka më tepër ngarkesë në trafik. Policia e Kosovës ka filluar me gjitha kapacitetet e nevojshme, qoftë burime njerëzore dhe logjistike. Kjo do të thotë që të jemi në këta 2 muaj në bashkëpunim dhe në patrullim të përbashkët për të ofruar siguri dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë që është e mundur”, tha ai.

 

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja