Sezoni turistik, qershori nuk pati
fluks kosovarësh në Muriqan
Nisja e sezonit turistik nuk ka shënuar fluks në pikën kufitare Muriqan-Sukobinë që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, shkak dhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.
TIRANE - Nisja e sezonit turistik nuk ka shënuar fluks në pikën kufitare Muriqan-Sukobinë që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, shkak dhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Sipas statistikave të marra nga Drejtoria e Policise Kufitare e Qarkut Shkoder nga data 1 Qershor deri me 28 Qershor te këtij viti kanë hyrë në pikën kufitare të Muriqanit 8 2828 shtetas shqiptare dhe kanë dalë 10 555 shtetas shqiptarë. Po në këtë hark kohor kanë hyrë 27 325 shtetas të huaj dhe kanë dalë 31 274 përsona të huaj.
Ndërkohë që sipas të dhënave përsa i përket automjeteve kanë hyrë 11 300 dhe kanë dalë nga pika kufitare e Muriqanit 12 266 automjete.
Në total ka rezultuar se 77 436 persona shtetas të huaj dhe shqiptare që kanë hyrë dhe dalë nga kjo pikë kufitare.
Fluksi më i madh i hyrje-daljeve është shënuar në datat 21 dhe 22 Qershor.
Ajo që bie në sy nga keto të dhëna është që këtë vit ka patur 20 000 përsona me pak që kane hyrë dhe kanë dalë në këtë piken kufitare.
Por shifrat flasin edhe për një tkurrje të numrit të lëvizjeve edhe gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti në këtë pikë. Sipas të dhënave te policisë kufitare në 6 mujorin e parë të këtij viti nga Muriqani kanë hyrë dhe dalë në total 362 585 përsona me 115 265 automjete ndërsa po të krahasohet me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri ka qënë më i madh, ku kanë hyre dhe dalë 430 049 përsona me 140 346 automjete.
Duket se në këtë drejtim ka ndikuar edhe marrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë për pikat kufitare të integruar mes dy shteteve, të cilat kanë bërë që një pjesë e shtetasve kosovar kanë lëvizur nëpërmjet shtetit të Serbisë për të kaluar në Kosovë.
Në prag të nisjes se sezonit turistik në pikën kufitare të Muriqanit është punuar me 3 sportele ne hyrje dhe 3 në dalje.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.2%
-
Gafë
51.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…
10 Janar, 09:40
-
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
10 Janar, 09:39
-
Urdhër arresti i Hagës është i pavlefshëm, Netanyahu merr ftesë për të shkuar në Poloni për përkujtimin e Holokaustit
10 Janar, 09:35
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
GOLAT/ Fitore ‘me dhunë’, Real Madrid mposht 3-0 Mallorcan dhe gjen Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës
10 Janar, 09:20
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta
10 Janar, 09:01
-
VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa
10 Janar, 08:43
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Sa i përket punës, këto ditë do të merrni një lajm të mirë, horoskopi për sot
10 Janar, 08:30