Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga qyteti i Vlorës se gjatë këtij sezoni turistik do të hapen 22 qëndra të reja shëndetësore, për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve që zgjedhin të pushojnë në bregdet, por edhe në zonat malore.
I pranishëm në Vlorë, në një aktivitet për masat mbi shërbimin e Urgjencës për sezonin turistik, ku merrnin pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europianë për bashkinë e Vlorës, Dritan Leli, Rama u spreh se qëllimi është që t'u ofrohet një shërbim sa më cilësor qytetarëve.
"Sot jemi këtu për të promovuar një nismë të re dhe funksion të ri në mbështetje të gjithë atyre që në sezonin e verës do zgjedhin ti kalojnë pushimet gjatë bregdetit apo në alpe. Nga java e ardhshme do vendosim në funksionin 22 qendra të reja shëndetësore me funksionim 24 orë. Ky funksionim parashikohet të jetë deri në fund të muajit gusht", tha Rama. Sipas kreut të qeverisë, këto qendra të përkohshme janë furnizuar plotësisht me materiale mjekësore për të cilat janë shpenzuar rreth 200 mijë dollarë.
"Këto qendra do të vijojnë punën deri në fund të muajit gusht. Do të jenë të pajisura me një set standard mjetesh mjekësore që në të shkuarën kanë munguar dhe kanë sjellë konfuzion në rastet kur ka qenë e nevojshme ndihma mjekësore", deklaroi Rama.
"Jemi në kushtet kur kemi fituar një hapësirë manovrimi si rezultat i politikës agresive të ndjekur për uljen e çmimit të ilaçeve. Këto qendra do jenë pranë plazheve ashtu siç do jenë edhe në alpe"-u shpreh Rama.
"Të gjithë do të mund të marrin ndihmën mjekësore menjëherë, pa u penguar nga trafiku apo nga largësia e vendit të aksidentit për në spitalin e Vlorës. Kjo është mbështetje edhe për pronarët e hoteleve, pasi kështu sigurojnë klientët për shërbim mjekësor 24 orë, në 7 ditë të javës", theksoi kryeministri.
/Shqiptarja.com

VIDEO