FOTO/ Më shumë hapësira publike për pushuesit në Pogradec, qytetarëve u shtohen 7 plazhe me çadra falas

FOTO/ Më shumë hapësira publike për pushuesit në Pogradec, qytetarëve u shtohen 7 plazhe me çadra falas

Pushuesit në Pogradec do të kenë mundësi për më shumë hapësira publike në vijën liqenore. Shtatë plazhe falas janë mundësuar për plazhistët, ndërkohë që bashkia ka vendosur edhe çadra në këtë zonë.

Hapësirat për plazhe publike janë shtuar në vijën liqenore në Pogradec, ku pushuesit do të kenë mundësi të pushojnë në 7 plazhe, të cilat janë pajisur me çadra falas për turistët dhe plazhistët.

Ky lajm u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar dje në rrjete sociale, pamje nga ky plazh, ku shiheshin çadra të vendosura me rregull, ambiente të pastra dhe pushues që po e frekuentojnë plazhin në këtë sezon veror.

Vitet e fundit Shqipëria ka zënë një vend të rëndësishëm në mediat ndërkombëtare për sa i përket klasifikimit të vendit si një nga destinacionet turistike të preferuara për turistët huaj, ku spikatin qytetet si Ksamili, Saranda dhe Vlora.

Sezoni turistik veror ka nisur me shifra të larta dhe parashikimet janë për një verë të mbarë, ndërsa përgatitjet kanë nisur prej kohësh për infrastrukturën dhe pastërtinë.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/07/2023 01:09

    /BIM/,me sa e jep privati cadren ne dite? Jo te gjithe jane ne gjendje t'a paguajne,pastaj kush nuk do te shpenzoje te privati mund te shfrytezoje plazhin publik e prape mund te mos perdore cadren e bashkise qe eshte falas,mund t'a sjelle me vete,ose mund te improvizoje nje tende,a dicka te tille,ose dhe nje peme,o strehe catie mund te perdoret.Me shume se sa konkurence eshte ceshtje zgjedhje.S'ka gje ne bote qe te beje dike te zgjedhe me detyrim.

    Përgjigju
  • Bim: 09/07/2023 16:14

    Ne Itali te kishin bere kallzim per konkurrence te pandershme. Plazhet publike duhet te ekzistojn por jo me çadra se privati eshte e kot te jap sherbim pastaj

    Përgjigju
    • Më shumë: 10/07/2023 09:41

      Është njësoj sikur të thuash "hiq stolat e parkut se nuk më ulen në lokal njerëzit". Sa më shumë shërbime të tilla. Në të gjithë Shqipërinë, që të rritet cilësia e shërbimit dhe të ulen çmimet, si në Dubai

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?