Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zgjedhjet për strukturat drejtuese të Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit në Pogradec. Procesi vjen në prag të rinovimit të kontratës mes OMP-së dhe Ministrisë së Bujqësisë, për vijimin e menaxhimit të peshkimit dhe kontrolleve në liqenin e Ohrit.
Anëtari i OMP-së, Zamir Goroveci, kundërshtoi mënyrën se si është drejtuar deri më tani organizata. Ai kërkoi anulimin e procesit zgjedhor dhe gjetjen e kandidatëve që do të gëzonin pranimin e palëve për drejtimin e OMP-së.
Kundërshtime për procesin ngriti edhe Albert Leka, sipas të cilit zgjedhjet nuk janë të rregullta dhe drejtimi i ri nuk gëzon mbështetjen e të gjithë peshkatarëve.
Nga ana tjetër, ish-kryetari i Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, Adriatik Dokollari, deklaroi se anëtarët kanë qenë të informuar për zhvillimin e zgjedhjeve dhe se procesi po mbikëqyret nga specialistë të Ministrisë së Bujqësisë.
Pavarësisht debateve dhe akuzave mes palëve, procesi zgjedhor ka vijuar me përzgjedhjen e strukturës së re drejtuese, nga e cila do të dalë edhe kryetari i OMP-së. Drejtuesit e rinj do të marrin përsipër menaxhimin e aktivitetit të peshkimit në liqenin e Ohrit për 10 vitet e ardhshme.







Komente
Komento