TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mit'hat Tola ka deklaruar se përgjatë muajt gusht janë kapur 1000 drejtues mjetesh të papajisur me patentë, ose siç e përkthen ai 1000 aksidente më pak në këtë sezon turistik.
I ftuar në studion e Report Tv, Tola është ndalur të flasë mbi masat e marra nga policia rrugore për shmangien e aksidenteve dhe radhëve të gjata të trafikut, kryesisht gjatë fundjavës. Ai ka deklaruar se policia ka shtuar masat në akset kryesore, më të frekuentueshme nga pushuesit, teksa shtoi se në rrugë janë vendosur dronë, çifte biçikletash me policë rrugorë, si edhe radarë.
Ndërkohë duke u ndalur tek aksidentet e ndodhura përgjatë muajit gusht, Tola tha se nga 8 persona që kanë humbur jetën, 6 prej tyre kanë qenë këmbësorë, duke vënë theksin te pakujdesia e këtyre të fundit në kalimin e rrugës apo te mosrespektimi i shenjave rrugore.
"Kemi 10 çifte biçikletash që janë në patrullim për të mos lejuar parakalimin e gabuar. Nga 8 persona që kanë humbur jetën, 6 prej tyre janë këmbësorë. hetimet do të nxjerrin se kush është fajtori, por ky është një tregues që këmbësorët janë të pakujdesshëm. Janë ndaluar 1000 persona që po drejtonin mjetin pa patentë dhe në gjendje të dehur, pra 1000 aksidente të kursyera", u shpreh Tola i ftuar në studion e Report Tv.
Në fund ai ka zgjedhur që të japë edhe një mesazh drejtuesve të mjeteve.
"Ne jemi në rrugë duke bërë detyrën tonë. Duam që ata që shkojnë në plazh të kthehen në shtëpi. Të shkojnë me patentë dhe të kthehen me patentë", tha Tola.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1510
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studimi/ Shqipëria, vendi i 5-të më pak i rreptë përsa i përket gjobave për drejtimin e automjeteve
25 Dhjetor, 12:54
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’
18 Dhjetor, 15:36
-
Durrës/ Po lëviznin me makinë pa rrip sigurimi, shoferët tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore
12 Dhjetor, 13:21
-
Moti i keq/ Policia e Shkodrës rrit shërbimet në rrugë, ja 3 akset më problematike! Shpëtohet qytetari nga Saranda në Theth-Bogë
9 Dhjetor, 15:49
-
Durrës/ Tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores për t'i shpëtuar ndëshkimit, në pranga 2 shoferët! (VIDEO)
9 Dhjetor, 15:05
-
Durrës/ Tentoi të korruptonte me 4500 lekë policin e Rrugores që të shmangte gjobën, arrestohet shoferi i dehur! Në pranga edhe 4 të tjerë, një nën hetim (VIDEO)
8 Dhjetor, 15:41
-
Policia vendos mbi 25 mijë gjoba dhe apelon shoferët: Jepini përparësi këmbësorëve
10 Nëntor, 10:25
-
Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin/ Shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon! 26 të arrestuar dhe 12.402 gjoba gjatë një jave
27 Tetor, 10:03
-
1961 gjoba në një javë, Rrugorja e Vlorës dhe Sarandës bëjnë bilancin: Arrestohen 3 shoferë! Procedohen penalisht 2 të tjerë
14 Tetor, 15:42
-
Policia Rrugore bën bilancin/Shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon, 24 të arrestuar në Tiranë
13 Tetor, 11:18
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset një grua! U karamboluan kamioni, vetura dhe furgoni (VIDEO)
7 Tetor, 14:22
Ketij dhe gruaja si ve rrip sigurimi ......
Përgjigju