Tirane- Një aksion vullnetar për pastrimin e Tiranës është ndërmarrë sot. Kryebashkiaku Erion Veliaj I është bashkuar një grupi nxënësish vullnetarë të shkollave “Ismail Qemali”, “Sami Frashëri” dhe “Eqerem Çabej”
Veliaj kërkon nxitjen e sensibilizimit të një ambienti të pastër edhe mes qytetarëve, krahas punës së përditshme që bëjnë ndërmarrjet e pastrimit
“ Në korrik-gusht fillojnë pushimet, çka do të thotë se shtohet volume i mbetjeve në Tiranë sepse do të shtohen turistët. Nëse shifrat vazhdojnë si ato të fillim vitit dhe ne shkojmë në 14-15 milionë turistë, do të thotë se mesatarisht në Tiranë do të kemi çdo muaj nga 1 milionë qytetarë shtesë, veç rezidentëve. Pra, edhe volumi i pastrimit do të shtohet, por do të na duhet të shtohet edhe volumi i kulturës dhe i pastërtisë që mban secili për vete”, tha Veliaj.
Kryetari I bashkisë vuri në dukje dhe një fenomen që po ndodh me turistët që bujtin në Tiranë me Airbnb
“Ka shumë turistë që vijnë nga vende të tjera, të cilat nuk e praktikojnë hedhjen e mbetjeve në kosh, por i lënë me qese të zeza te dera. Këto qese rrinë në tokë për orë të tëra dhe bëhen problematike për kafshët e rrugëve. Për këtë arsye u kërkoj qytetarëve të Tiranës që, nëse dikush ka ardhur për të bujtur me Airbnb në banesën e tyre, t’i njoftojnë se ne i çojmë qeset te koshi” tha Veliaj
Se te prishin punt qent ty se mos shumohen ? Ti lyj me puder ate ftyre te nxire qe ke nga korripsjoni
PërgjigjuQE TE PASTROHET TIRANA DUHET TE BEHET URGJENT INCENERATORI I TIRANES...NUK ZGJIDHET PASTRIMI VETEM ME GROPOSJE TE PLEHRAVE,,,LANDFILL...ajo sjell shume probleme si ndotja e ujrave nentokesore...
PërgjigjuMe Juli dhamene e keni zgjidhur kete pune per pastertine
Përgjigju