Sezoni turistik/ Vizitorët çekë lundrojnë në kanionet e Osumit (FOTO)
Pasi vizitojnë qytetin e Beratit dhe muzet e tij të shumtë, turistët çekë udhëtojnë drejt aventurës në kanionet e Osumit.
Turistët çekë duke lundruar në kanionet e Osumit
Vijnë për herë të parë dhe befasohen nga bukuritë natyrore të Parkut Kombëtar të Tomorrit. Pasi vizitojnë qytetin e Beratit dhe muzet e tij të shumtë, turistët çekë udhëtojnë drejt aventurës në kanionet e Osumit. Të orientuar nga grupet e të rinjve të “Smile Albania” dhe të shoqëruar nga ekploratorët e Administratës së Zonave të Mbrojtura të Beratit,udhëtuan drejt kanioneve me varkat e tyre sportive.
Kanionet e Osumit kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e aventurierëve të sporteve të ujit dhe këtë fund javë ishin vizitorët çekë që u prezantuan me këtë mrekulli natyrore. Berati ka qenë një nga qendrat më të vizitueshme këtë sezon veror nga turistë të natyrës dhe ata të turizmit kulturor. Nga të dhënat e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat, vetëm gjatë muajit gusht është vizituar nga 15 mijë turistë.
Turistët çekë në kanionet e Osumit
Në 20 ditët e para të gushtit Kalaja e Beratit ka pritur rreth 14669 vizitorë, mes të cilëve 9612 kanë qenë vizitorë të huaj.
Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat
Brenda sipërfaqes së Kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborri të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bahçesh dhe shtëpi banimi të cilat përbëjnë lagjen e quajtur Kala.
Turistët çekë në Berat
Mbi të gjitha, brenda këtyre mureve ndodhet dhe Muzeu Onufri që është një nga më të vizituarit në kështjellë. Berati, me trashëgiminë e tij kulturore, me historikun, me peizazhin dhe me natyrën befasuese të tij, ishte këtë sezon verorë epiqendra e turizmit të kulturës dhe të natyrës./ATA
Turistët çekë në kanionet e Osumit
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
32.6%
Vota total: 1680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Besimtarët e krishterë në Berat festojnë Krishtlindjet: Dashuri, begati dhe harmoni në çdo familje
25 Dhjetor, 11:37
-
VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit
25 Dhjetor, 09:03
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor, 16:49
-
Mandarinat me kimikate/ AKU gjobit 4 mln lekë grumbulluesin në Goriçan të Beratit! Groposet ngarkesa e kthyer mbrapsht! Po bëhen analiza në një fermë
19 Dhjetor, 16:26
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor, 22:31
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor, 21:12
-
Berat/ Arrestohet një person, akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të mituri! Kamerat e filmuan kur e përndiqte! Ishte recidivist
18 Dhjetor, 17:24
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 60 vjeçari në Berat
18 Dhjetor, 13:33
-
Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit
18 Dhjetor, 13:19
-
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina përplas për vdekje 63 vjeçarin nga Durrësi (EMRI)
17 Dhjetor, 13:55
-
E rëndë në Berat/ Ishte duke punuar, ndërron jetë 47 vjeçari! E zuri poshtë një masiv guri (EMRI)
17 Dhjetor, 13:03