Sezoni turistik vjeshtë-dimër në Kosovë, Klosi: Turizmi në vendet tona duhet të shndërrohet në industri (VIDEO)

Ministri Blendi Klosi është shprehur se kufiri administrativ nuk duhet të jetë pengesë për promovimin dhe frekuentimin e destinacioneve gjatë hapjes së sezonit turistik vjeshtë-dimër.

E kemi thënë shpesh se si turizmi në vendet tona duhet të shndërrohet në një industri e cila cdo ditë mund të ofrojë punësim, dhe në fund të fundit ne kemi nevojë të promovojmë në mënyrë të përbashkët një destinacion që nuk ka arsye të ketë ndarje nga një kufi administrativ. 2020 dëshmoi se sa të fortë bëhemi kur jemi së bashku”, tha Klosi.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi ftoi bizneset që të investojnë në fushën e turizmit në Kosovë dhe Shqipëri.

Jemi dakorduar që të bëjmë promovimin e vendeve së bashku. Jemi duke punuar për të krijuar guida për vizitorët. Sektori i turizmit është mjaft i rëndësishëm në vendin tonë dhe unë jam përkushtuar që përmes dikasterit që drejtoj duke rritur buxhetin në fushën e turizmit. I ftoj bizneset nga vendi ynë dhe jashtë që të investojnë në fushën e turizmit në këto dyja vendet”, tha Krasniqi. 

Ky aktivitet është mbajtur në moton “Të ecim shtigjeve të Dardanisë”, ku i është bërë thirrje Shqipëtarëve të vizitojnë vendet malore të Kosovës, ndërsa sezoni veror në vendin tonë u mbyll me frekuentimin masiv të qytetarëve kosovarë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 05/10/2020 00:22

    O KLOSO ,,,LERE KOSOVEN, POR RREGULLO SHQIPERINE SE AKOMA DERDHEN MUTRAT NE DET,,,SHKO SHIKOJI TEK SHKEMBI I KAVAJES MBAS REPARTIT KOMANDO,,,TEK CURRILAT,,QERRET ,,,,NE GOLEM DERDHEN MUTRAT NE MES TE RERES,,,KETO RREGULLO TI,,,DHE SHEMB PALLATET NE RERE NE DURRES DHE NDERTO HOTELE ME 5 YJE.....ME PARKING MBRAPA DHE PISHINA PERPARA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet