Në kuadër të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë për kujdesin shëndetësor gjatë sezonit turistik , Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, inspektoi qendrën e përkohshme të urgjencës mjekësore të ngritur në pikën kufitare të Kakavijës.
"Prezenca e qendrës së urgjencës mjekësore sa më pranë qytetarëve, sidomos në këtë periudhë të pikut të sezonit turistik, por edhe të shumë lëvizjeve që kanë shqiptarët që jetojnë në Greqi, që shfrytëzojnë masivisht këtë pikë të kalimit kufitar, i ndihmon për nevojat që mund të kenë sidomos fëmijët dhe të moshuarit", u shpreh ministri Beqaj.
Më tej, ai shtoi se duke patur parasysh radhët pashmangshmërisht të gjata që krijohen në këtë periudhë, prezenca këtu me mjekë, me infermierë, pajisjet dhe barnat e nevojshme të shërbimit të urgjencës është e domosdoshme".
Beqaj deklaroi se për shkak të fluksit përgjatë gjithë vitit, do të shihet mundësia e kthimit të qendrës së përkohshme të urgjencës mjekësore në Kakavijë, në qendër të përhershme.
Pika të ngjashme të urgjencave të përkohshme mjekësore janë hapur po ashtu në Kapshticë, apo më herët në Portin e Durrësit etj.
Ministri Beqaj nënvizoi se vitin e ardhshëm, do të mund të ngrihet shërbimi kombëtar i urgjencës mjekësore, ku sipas tij , ky shërbim do të jetë më i plotë dhe më eficient.
Qendrat e përkohshme të ngritura në zonat turistike kanë personelin e duhur shëndetësor dhe janë të pajisura me barna dhe pajisjet mjekësore të nevojshme, për të mbuluar me shërbim të gjithë zonën e bregdetit./ATSH/
/Shqiptarja.com