E ardhmja e Lionel Messit është në udhëkryeq, me yllin e PSG-së që nuk ka rënë dakord për të rinovuar me kampionët e Francës. Duket se pas dy sezoneve në Ligue 1, Messi po lidhet me një rikthim te Barcelona.
Për këtë është kujdesur edhe Robert Lewandowski. Polaku i katalanasve ka folur edhe njëherë tjetër në lidhje me këtë temë, duke i bërë ftesë të hapur "Pleshtit" për rikthimin e bujshëm.
"Messi i përket Barcelonës dhe nëse ai kthehet do të jetë diçka e pabesueshme. Ne e dimë se vendi i tij është këtu. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por shpresoj që sezonin e ardhshëm të luajmë së bashku”, u shpreh ndër të tjera Robert Lewandowski që e konfirmon këtë dëshirë për të disatën herë.