Sfida boomerang e Berishës

Sfida boomerang e Berishës
Përplasja në Kuvend për të përmbysur ekuilibrat e Komisionit Qëndror Zgjedhor po merr orë pas ore dimensionet e një veprimi të dëshpëruar nga ana Sali Berishës, i cili nuk ka patur kohën apo ftohtësinë për të llogaritur pasojat.

Nuk ka dyshim që kryeministri Berisha është përfshirë në panik elektoral pas daljes nga koalicioni të Ilir Metës dhe në këtë mënyrë kërkon të gjejë të gjitha mënyrat për të minimizuar në maksimum një humbje të mundshme elektorale me 23 qershor. Por ajo që mendon të rregullojë, rrezikon të jetë më keq se e keqja.

Efekti i parë i blicit të tij kundër anëtarit të LSI në KQZ është çimentimi akoma më shumë i aleancës mes PS dhe LSI: jo vetëm mes liderëve, por dhe mes bazave të dy partive.

Efekti i dytë është se kjo që po bën Berisha tregon (nëse dikush kishte ende dyshime) se aleanca mes PS dhe LSI ishte rruga e vetme e mundur për të zvogëluar rrezikun e manipulimit të rezultateve që Berisha është gjithmonë gati t’i bëjë. Të njëjtën arrogancë që po tregon sot
dhe që tregoi edhe me emërimin e Lulzim Bashës si kryebashkiak të Tiranës, do ta nxirrte në dritë edhe në momentin e numërimit të votave me 24 qershor.

Efekti i tretë dhe që duket një gafë e vërtetë është se Sali Berisha për të arritur qëllimin e tij është i detyruar të përplaset me diplomacinë ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe OSBE (pra arbitrat e ligjshmerise se votës së 23 qershorit) thanë hapur se KQZ nuk mund dhe nuk duhet të ndryshohet.

Duhet parë tani nëse Berisha do të vendosë ta bëjë gjithësesi duke u bazuar në votën e tre ish deputetëve socialistë që kanë vendosur të tradhëtojnë zgjedhësit që i kanë çuar në Kuvend dhe nëse vendos ta bëjë në prag të mbërritjes në Shqipëri të baroneshës Ashton, e cila pritet nesër: vizitë që rrezikon të kthehet për Sali Berishën në një bojkotim të sikletshëm përfundimtar. Ai i tre ligjeve të pamiratuara është një detaj mikroskopik në krahasim me tentativën e tij për të thyer rregullat e kodit zgjedhor në prag të votës.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës