Diplomatët amerikanë janë ndaluar të marrin pjesë në fushatën virtuale të bamirësisë për sëmundjen ALS, me “sfidën e kovës me ujë të akullt”. Që nga dita e sotme Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndaluar diplomatët aktualë dhe figurat e rëndësishme politike të kryejnë këtë sfidë.

Njoftimi u bë nga zëdhënsja për shtyp e shtetit, Marie Harf, pas përfshirjes së Ambasadorit Amerikan në Izrael në këtë sfidë, i cili nominoi një tjetër ambasadore. Harf u shpreh se është jashtë çdo rregulli etik për një ambasador apo mbajtës të posteve qeveritare që të kenë një prezantim të tillë në publik.

Ajo përfundoi se pavarsisht rëndësisë së dhe sensibilizimit me kauzën, nuk duhet të ketë asnjë përfshirje të tyre. Sfida është realizuar nga yje të botës së artit, të kinemasë, të muzikës apo bilionarë, e madje dhe nga ish presidentë Amerikanë.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)