Sfida me Danimarkën në Elbasan
Arena, ja masat e marra nga policia

Sfida me Danimarkën në Elbasan<br />Arena, ja masat e marra nga policia
Ndërsa Kombëtarja kuq e zi do të përballet me Danimarkën në fushën e blertë të Elbasan Arena në 11 tetor me shpresën e një fitoreje, policia e Elbasanit nga ana tjetër ka marrë të gjitha masat për zhvillimin  normal rë kësaj sfide.
 
Policia e Elbasanit njofton se duke filluar nga ora 7 e kësaj dite nuk do te lejohet parkimi I mjeteve në akset rrugore: rrethrrotullimi i Luleve deri tek rrethi i Postës, rrethi i Postës deri tek kryqëzimi i 1 Majit, bulevardi kryesor ‘Aqif Pasha” , bulevardi tek shkolla Pedagogjike deri tek Parku Rinia nuk do te lejohet parkimi I mjeteve
 
Nga ora 12.00 vendparkimet e mjeteve të ardhura nga rrethe të ndryshme, do të jenë:  sheshi perpara Pallatit të Sportit, Bulevardi ‘Zogu i Parë”, Sheshi Genshër, rruga ‘Thoma Kalefi”, rruga e re tek Pedagogjikja deri ne Unaze.  
 
Policia e Elbasanit apelon gjithashtu që të gjithë sportedashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet nuk duhet të marrin me vete: sende te forta, shishe e fishekzjarre  në të kundert nuk do të lejohen të futen në stadium.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e paqes’