Sfida me Italinë, De Biasi shpall
listën e lojtarëve: Rezistencë!

Sfida me Italinë, De Biasi shpall<br />listën e lojtarëve: Rezistencë!
Trajneri i Kombëtares shqiptare De Biasi ka publikuar listën për ndeshjen me Italinë që do të zhvillohet në datë 24 Mars në Palermo, e vlefshme për kampionatin Botëror 'Rusi 2018'.
 
Risitë për ndeshjen me Italinë në listën e De Biasit janë dy lojtarë nga kampionati shqiptar Albi Alla dhe Latifi që janë ftuar.
 
Por, mungesa më e madhe është Mavraj, trajneri tha se ai ishte gati që të vinte të luante edhe duke çaluar, por nuk e lejuam.
 
Pas publikimit të listës trajneri foli për ndeshjen e shumëpritur përballë Italisë, për të cilin tha se po kalon një moment shumë të mirë, por do të futemi në fushë dhe do të japim maksimumin.
 
Do të futemi në fushë dhe do të japim maksimumin për në rezultat pozitiv. Për fatin e keq Italia po kalon një moment shumë të mirë, ka lojtarë që shënojnë shpesh.
 
Do të bëjmë rezistenca, por kundërshtari është i fortë. Nuk do të heqim dorë nga objektivi për vendin e dytë në grup, kemi lënë pas euforinë në Europian
” tha ai.
 
Më pas tekniku u ndal edhe te kontrata duke deklaruar se pres që Duka të më thërrasë dhe të më thotë do ta rinovojmë ose jo. "Nuk varet nga unë rinovimi. Nuk do të vendos unë, por pres që Presidenti të më thërrasë dhe të më thotë nëse kam punuar mirë apo jo” tha ai. 

Aktualisht Shqipëria ndodhet në vendin e 4 në grup, pas Spanjës, Italisë dhe Izraelit.
formacioni kombetares per italine

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…