Sfida me Italinë, Shqipëria siguron
një përforcim të rëndësishëm

Sfida me Italinë, Shqipëria siguron<br />një përforcim të rëndësishëm
Talenti shqiptar nga Kumanova, Taulant Seferi, ka zgjedhur kombëtaren kuqezi. 

20-vjeçari është pjesë e skuadrës zvicerane Young Boys ku luan si mesfushor me tipare sulmuese. 

Eshtë vetë Seferi që njofton vendimin e tij zyrtar për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, pas ftesës që ka marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit. "Zgjedh Shqipërinë se kështu e do zemra", shkruan talenti nga Maqedonia në faqen e tij të Facebook. 

Ai është aktivizuar me përfaqësueset e moshave të Maqedonisë, ndërsa ka luajtur dy ndeshje edhe me kombëtaren A.

Postimi i plotë në Facebook i Taulant Seferit:
"Të nderuar miq,
ditëve të fundit emri im është përmendur shumë në media dhe duke dashur tu jap fund spekulimeve dhe paqartësive kam ndjerë nevojën për të dalur me një qëndrim publik në të cilin do të qartësoj gjithçka në lidhje me të ardhmen time. 
Kohëve të fundit edhe unë kam qenë në një udhëkryq, pasi është dashur të marr një vendim të rëndësishëm për vazhdimin e karrierës. Deri tani kam luajtur për Maqedoninë, ndërsa kohë më parë në adresën time erdhi ftesë për të përfaqësuar Shqipërinë. Duke pasur respekt maksimal për vendin tim të lindjes, që më ka dhënë shumë edhe në karrierën si futbollist dhe me përfshirjen e rregullt prej gjithë kategoritë e reja, deri në përfaqësuesen A kanë kontribut të madh në zhvillimin tim të deritashëm, e kam patur shumë të vështirë të marr një vendim të prerë. Në njërën anë ishte respekti dhe mirënjohja për Maqedoninë, ndërsa në anën tjetër zemra dhe dëshira për të përfaqësuar përfaqësuesen e kombit tim, Shqipërinë. Kemi analizuar mirë këtë situatë dhe bashkë me familjen time kemi vendosur që në të ardhmen unë të përfaqësoj Shqipërinë. Do Zoti të kem sukses, me shpresë që këtë vendim timin ta mirëkuptojnë të gjithë. 
Me këtë rast dua publikisht të falënderoj të gjithë në Federatën e futbollit të Maqedonisë, të cilët gjithmonë kanë qenë me mua. Maqedonisë i uroj shumë sukses në të ardhmen, ndërsa unë do të koncentrohem që ambiciet e mija t’i realizoj përmes fanellës “kuqezi”. 

Me respekt, Taulant Seferi
".

postimi

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve