Sfida me Izraelin, Roshi: Fitojmë!
Hyka: Europiani s'përsëritet më

Sfida me Izraelin, Roshi: Fitojmë!<br />Hyka: Europiani s'përsëritet më
Kombëtarja vijon përgatitjet në Stamboll për ndeshjen kundër Izraelit në Haiffa.

Jahmir Hyka thotë se Europiani nuk mund të përsëritet më dhe sqaron se grupi është i vështirë për kuqezinjtë.

Është e vërtetë që kemi pasur rezultate negative dhe kjo nuk është diçka e mirë për kombëtaren. Në këto momente na duhet mbështetja e të gjithëve tifozëve dhe medias. Ndaj Izraelit duhet të bëjmë diçka ndryshe në krahasim me sfidën me Luksemburgun”, tha Hyka.

Ndërsa për mesfushorin tjetër Odise Roshi një fitore të dielën do i jepte fund krizës. 

“E kam ndjekur Izraelin, është një ekip që luan shumë mirë si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Duhet të japim maksimumin për të fituar. Nëse e arijmë këtë, atëherë gjithçka do të shumëzohet me zero”, theksoi Roshi.

Kuqezinjtë humbën thellë ndeshjen e parë 3:0 në "Elbasan Arena" kundër Izraelit, ndërsa takimi u shoqërua edhe nga disa episode të pakëndshme prej arbitrimit, si ndëshkimi i dy lojtarëve kuqezinj me karton të kuq, Gjimshiti dhe Berisha si dhe dy penalltitë e dhëna kundër ekipit të De Biasit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet