Dy javë para ndeshjes miqësore me Norvegjinë, Christian Panucci nuk duhet të llogarisë një nga mesfushorët më punëtorë të Kombëtares shqiptare, ndërkohë që edhe një tjetër është në dyshim.

Amir Abrashi la fushën e lojës në minutën e 29-të ndaj Hertha Berlin për shkakun e një dëmtimi. Mesfushori shqiptar ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë. Abrashi do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni, kështu që ndeshjen e radhës me Shqipërinë e ka humbur.

Edhe mbrojtësi Frederik Veseli ka pësuar një dëmtim në ndeshjen me Empolin. Ai rrezikon ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, e planifikuar të luhet më 26 mars në “Elbasan Arena”.

Redaksia Online
A.S/Shqiptarja.com