Sfida me Rumaninë, De Biasi do 3
pikë si dhuratë për ditëlindjen/Foto

Sfida me Rumaninë, De Biasi do 3<br />pikë si dhuratë për ditëlindjen/Foto
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi kishte dje 60-vjetorin e lindjes. Kreu i pankinës kuqezi e ka festuar ditëlindjen e tij në ambintet e grumbullimit të kombëtares në Perros-Guirec në Francë.

Edhe pse ka marrë shumë urime në këtë datë të veçantë, trajneri italian dëshiron veçse një dhuratë. “Kam marrë shumë urime, por e vetma gjë që do të doja të merrja si dhuratë është kalimi i turit të dielën kundër Rumanisë me një fitore”, ka deklaruar De Biasi për Supersport. De Biasi u shpreh i emocionuar që këtë moment e përjetoi në një kompeticion të tillë me Shqipërinë.

“Ditëlindja ime përkon me evoropainet dhe botërorët, por asnjëherë se kisha menduar se do të isha këtu si trajner i Shqipërisë. Kemi pasur fat që erdhëm ketu dhe lumturuam shumë njerëz”, tha trajneri italian. Në fund ai u ndal edhe te ndeshja kundër Francës, duke analizuar vendimet e tij.

“Duhet të kujtoj atë që bëri skuadra. Ekipi që zbriti në fushë luajti shumë mirë por lojtarët nuk rezistuan 90 minuta dhe duhej të ndërhyja me disa ndryshime. Ka shumë pak gjëra për të thënë por më duhet të theksoj se skuadra bëri një ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari më të aftë teknikisht se ne. Ashtu siç ju thashe dhe lojtarëve, ne bëmë nje ndeshje fantastike dhe kundershtarin e vendosëm disa herë në vështirësi”.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë