Të premten në “Selman Stërmasi” Tirana do të presë Teutën në ndeshjen e parë të kësaj jave në Superligë. Bardheblutë vijnë pas një ecurie pozitive, ndërsa Teuta kërkon tre pikët pasi këtë sezon ka pretendime të mëdha.
Tirana po kalon momentin më të mirë të sezonit pasi në javën që lamë pas klubi bardheblu mori fitoren e 3 radhazi në të gjitha kompeticionet dhe të 2 dytën radhazi në kampionat. Të premten ekipi që drejtohet nga Mema do të përballet me Teutën, një skuadër e cila ka prentendime të mëdha. Lidhur me objektivin që Tirana do të ketë në këtë sfidë trajneri Mema shprehet:
“Nuk kënaqem kurrë me barazim, por vetëm me fitore. Barazimi është diçka që nuk të ngjit, të paktën mua për mentalitetin që kam. Gjithsesi ne mendojmë që të mos humbim dhe më pas të fitojmë ndeshjen. Shpresoj që ekipi të synojë fitoren, pasi Tiranës i duhen ndeshjet.”
Sot ndërkohë është dita e fundit e merkatos dhe Tirana ka qenë klubi më pak aktiv. Drejtuesit kanë afruar vetëm një mbrojtës, por ndërkohë kanë dështuar për futbollistin e Partizanit Emanuel mensah. Lidhur më këtë tratativë Mema deklron:
“Kam dëgjuar për një ekip që ka marrë një lojtar që nuk luan prej një viti. Unë nuk mund ta marr, nuk më shkon. Një lojtar që ka qenë i Partizanit, nuk është se kemi negociuar ne klub me klub, por vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Unë e pëlqeva dhe mendova të negocioj me futbollistin. Është e mbyllur? Them se po.”
Tiranës në sfidën me Teutën do t’i mungojë për shkak dëmtimi mbrojtësi Kërçiku dhe sulmuesi Odumandi, ndërsa për shkak kartonash mungon Hasani, edhe pse është momentalisht është i dëmtuar.
Komento