Sfida në Strumicë, Duka: Maqedonia
nuk ofron siguri për lojtarët e tifozët

Sfida në Strumicë, Duka: Maqedonia<br />nuk ofron siguri për lojtarët e tifozët
Presidenti i FSHF, Duka në një intervistë për Super Sport thotë se vendi ku është planifikuar për t’u zhvilluar ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë nuk ofron garanci.
 
FSHF është kundër faktit që ndeshja të luhet në Sturmicë, pasi kërkon që të zhvillohet në Shkup.
 
“Ne e kemi kundërshtuar faktin që duhet të luajmë atje. Sipas informacioneve që kemi, është stadium i papërshtatshëm që nuk ofron kushte sigurie dhe nuk na bind që në Sturmicë qeveria apo federata maqedonase jep më shumë siguri sesa në Shkup.
 
Ne mendojmë që në Shkup ka më shumë siguri, pasi është kryeqyteti i vendit, ka stadium më të kontrollueshëm dhe më të organizuar.
 
Aq më shumë ka edhe më tepër spektatorë, pasi është ndeshje me shumë interes nga të dyja tifozëritë. Ne e kemi kundërshtuar, por nuk është kompetencë e jona për të vendosur.
 
Me një shkresë të mëparshme kundërshtuam kur u hodh si ide që do të ishte Sturmica. Më pas na u tha se, nëse Federata Maqedonase do të plotësojë disa kushte, ndeshja do të luhet atje.
 
Së fundmi, me këto argumente, i kemi shkruar edhe një letër presidentit të UEFAs. Ne nuk besojmë që në Shtrumicë ka më shumë siguri për ekipin apo spektatorët.
 
Gjithashtu, edhe kapaciteti dhe kushtet që ka stadiumi. Në fund do të zbatojmë vendimin që do të marrë UEFA
” deklaroi Duka.
 
Megjithatë UEFA vendosi që ndeshja mes dy ekipeve për Botërorin e Rusisë të luhet në Strumicë.
 
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën