Dy javë pas betimit të presidentit të ri Bujar Nishani, ky i fundit ka vendosur të mbledhë Këshillin e Lartë të Drejtësisë javën e ardhshme, me qëllim rifillimin e bisedimeve për zgjedhjen e nënkryetarit të ri të KLD-së. Vendimi për mbledhjen e KLD-së është marrë që këtë javë nga presidenti Nishani, duke e planifikuar ditën e Martë për takimin me anëtarët e tjerë të këtij institucioni. Pritet që mbledhja e parë e Nishanit në institucionin më të lartë të drejtësisë të fillojë me prezantimin e tij dhe më pas, mësohet se presidenti i ri do propozojë njërin nga anëtarët për të qënë zv/kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nuk dihet me saktësi nëse presidenti Bujar Nishani, do propozojë emrin e Elvis Cefës për nënkryetar, por ky i fundit shprehet se do e kishte privilegj nëse presidenti e propozontë atë si nënkryetar të KLD-së. Gjatë një lidhje telefonike Elvis Cefaj është shprehur për gazetën "Shqiptarja.com" se nëse presidenti Nishani e propozonte për nënkryetar, ai do pranonte pasi do e ndiente veten tepër të privilegjuar nga besimi i presidentit. Ndërkohë që nuk konfirmohet asnjë gjë rreth emrit të gjyqtarit të Tiranës, Ilir Mustafaraj, i cili ishte propozuar nga ish-presidenti Topi për të qënë zv/kryetar i KLD, kandidaturë kjo që në fakt nuk u votua për shkak të shtyrjes së mbledhjes si rezultat i axhendës së ish-presidentit Topi.
GJYQTARI MUSTAFARAJ
Gjyqtari i Tiranës, Ilir Mustafaraj nuk ka pranuar të komentojë nëse presidenti i ri Bujar Nishani do i propozonte emrin për të qënë nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Mustafaraj, është shprehur për gazetën "Shqiptarja.com" se ai nuk ka asgjë të sigurt pasi ska marrë një konfirmim për tu propozuar si kandidaturë nga presidenti Nishani. Gjyqtari i njohur ka pohuar se do ja lerë kohës në vazhdim dhe zhvillimeve të mbledhjes së ditës së martë, për të mësuar nëse do jetë ai kandidaturë apo dikush nga anëtarët e tjerë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Emri i gjyqtarit Mustafaraj doli në skenë, pas dorëheqjes së ish-zv/kryetarit Kreshnik Spahiu, pas akuzave që këtij të fundit ju bënë se kishte shkelur kushtetutën dhe shpërdoruar fondet e institucionit. Mes dy emrave të Dritan Hallunajt dhe Ilir Mustafaraj, ish-presidenti Topi propozoi këtë të fundit por që në fakt, emri i tij edhe pse u propozua zyrtarisht nuk u hodh në votim për shkak të shtyrjes së mbledhjes.
CEFA I FAVORIZUAR
Kryetari aktual i AKKP-së, njëherësh dhe anëtari i KLD-së i zgjedhur nga parlamenti Elvis Cefa duket se është kandidatura me e favorizuar për të qënë numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kjo për shkak se, jo vetëm që nënkryetarët e këtij institucioni kanë qënë gjithmonë përfaqësuesit e parlamentit në KLD, por edhe për shkak të marrëdhënieve shumë të mira të Cefës me presidentin e sapo zgjedhur. Ndërkohë që gjatë muajit Prill, kandidatura e gjyqtarit Ilir Mustafaraj është kundërshtuar nga ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, i cili ka pohuar në atë periudhë se Topi me propozimin e tij po shkelte kushtetutën e vendit. Sipas ministrit Halimi, ligji për organizimin dhe funksionimin e KLD-së, parashikon që nënkryetari të zgjidhet një përfaqësues i parlamentit. Sipas Halimit në nenin 147 pika e 3 e kushtetutës, parashikohet një gjë e tillë, por që në nuk është marrë në konsideratë nga presidenti Bamir Topi. Pas këtij debati, procesi u la në heshtje, deri sa përfundoi dhe koha që kishte në dizpozicion presidenti Topi për të mbledhur anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Që nga largimi i Kreshnik Spahiut e deri më tani, KLD-ja vazhdon të qëndrojë pa nënkryetarin e saj. Pritet që ditën e martë, një gjë e tillë të zgjidhet pas mbledhjes së thirur nga presidenti i ri Bujar Nishani.
(gm/Shqiptarja.com)
(Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com")
/Shqiptarja.com