Sfida titanësh në Angli dhe Francë
Pelegrini: Nuk e kemi frikë Romën

Sfida titanësh në Angli dhe Francë<br />Pelegrini: Nuk e kemi frikë Romën
Sonte, 4 grupe të Champions League do të zhvillojnë ndeshjet e dyta për edicionin e ri. Spikasin më shumë ndeshjet e grupit E, aty ku Manchester City do të presë Romën, ndërsa Bayern Munich udhëton në Rusi për t’u ndeshur me CSKA, sfida parashikohet e lehtë për gjermanët që shikohen si pretendentë për të udhëhequr grupin pas fitores me anglezët në ndeshjen e parë. Në prag të ndeshjes trajneri i City-t, kiliani Pelegrini shprehet optimist se do të mposhtë Romën për të marrë pikët e para në grup. “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por nuk ndiejmë presion. Duhet të fitojmë, dhe do ta arrimë dicka të tillë edhe pse përballë do të kemi një kundërshtar shumë të fortë. Edhe gjatë sezonit të shkuar ne u mundëm në ndeshjen e parë por më pas arritëm të fitonim 5 sfidat e tjera të grupit.

Në fushën e Bayernit ishim shumë pranë marrjes së një barazimi, por edhe nëse do të kishim marrim një pikë, dicka e tillë nuk do të ndikonte aspak në përqendrimin tonë në prag të një sfide të tillë si kjo ndaj Romës. Një tjetër hap fals në një grup si ky ku ndodhemi ne mund të jetë fatal, edhe pse unë kam besim dhe jam i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë” tha ai. Edhe trajneri i Romës, Garcia vlerësoi kundërshtarin, por deklaron se nuk do të shkojë në Angli për barazim. “Nuk do të mbrohemi në Angli, por do të bëjmë lojën tonë duke synuar që të marrim maksimumin. Shpresoj që të zhvillojmë të njëjtën lojë si  në ndeshjen e parë.

Përsa i përket situatës në grup, mendoj se gjithçka do të jetë e hapur deri në fund” u shpreh francezi. Një tjetër super sfidë është edhe ajo mes PSG dhe Barcelonës, e cila do të zhvillohet në Paris. Spektaklit do t’i mungojë një emër i madh, si sulmuesi Ibrahimovic për shkak se nuk është rikuperuar pas dëmtimit me Lionin. Por mungesa e suedezit nuk e ka penguar trajnerin Blanc që të deklarojë se do të triumfojnë në Paris ndaj spanjollëve. “Duhet të bëjmë paraqitje të mirë dhe kjo është e mundur nëse jemi më agresivë dhe të vendosur. Filozofia e Barcelonës është që ta mbajë topin, kjo është ajo që dua ta bëjë edhe PSG.

Do të takohemi me mësuesit tanë, ata kanë luajtur në këtë mënyrë për 40 vite dhe ne jemi të lumtur që luajmë kundër tyre. Do të jem i kënaqur nëse arrijmë ta mposhtim Barcelonën”. Në ndeshjen tjetër të grupit F, APOEL Nikosia do të ndeshet me Ajaksin në Qipro. Çelësi në grupin G luan në Portugali ndeshjen e dytë përballë Sportingut, ndërsa Schalke  me Maribor. Në grupin e fundit për natën e sotme, bjellorusët e Bates presin Athletic Bilbao, ndërsa Porton e pret një ndeshje e vështirë ndaj Shakhtar në grupin H. Nesër do të zhvillohen ndeshjet e dyta në 4 grupet e tjerë të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë. Sfida që do të thithë audiencën maksimale është Atletiko Madrid- Juventus. Dy ekipet po kalojnë një formë shumë të mirë këtë edicion duke premtuar spektakël.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)