Sfida tjetër e Ermonela Jahos
garon për Bachtrack Opera Awards

Sfida tjetër e Ermonela Jahos<br />garon për Bachtrack Opera Awards
Një tjetër çmim i madh vetëm pak muaj pas marrjes së Oskarit të Operës mund të jetë së shpejti në dorën e këngëtares shqiptare Ermonela Jaho.
 
Këngëtarja me famë botërore Jaho është nonimuar të garojë për Bachtrack Opera Awards për 2017-n, ku janë përzgjedhur interpretimet më të mira të rreth 600 shfaqjeve ndërkombëtare të operës gjatë sezonit 2016/17.
 
Në njoftimin zyrtar të këtij çmimi thuhet se “Ne e kemi zvogëluar numrin e kategorive deri në katër dhe kemi caktuar vetëm gjashtë finalistë për secilën kategori”.
 
Në këtë garë Ermola Jaho është nominuar në kategorinë “Zëri më i Mirë Femëror” me operën Madama Butterfly të shfaqur në Operën Mbretërore të Londrës.
 
Në faqen zytare të çmimit Bachtrack Opera Awards ka disa këshilla sesi duhet të votohet. Ermonela Jaho është nominuar në këtë kategori së bashku me pesë soprano të famshme si Anita Rachvelishvili, e cila është nominuar për shfaqjen “Samsoni dhe Dalila në Opérën e Parisit; Anna Netrebko me operën “Trovatore” tw kënduar në Operën Shtetërore të Vienës; Gawlle Arquez me operën Zarza të kënduar në Operën e Frankfurtit, dhe dy soprano të tjera si Joyce Di Donato e përzgjedhur për operën “Semiramida” të kënduar në Munich dhe Karita Mattila, soprano në Operën Metropolitane të New York-ut.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush