Sfidat dhe ngërçet e buxhetit në vit elektoral/ Fokus Shëndetësia, arsimi dhe rindërtimi! Shkurtim me 45% të deficitit

TIRANË- Pandemia COVID-19, ka nxjerrë edhe një herë në pah se sistemi shëndetësor duhet të jetë ai që duhet të marrë më shumë fonde nga buxheti i shtetit, për këtë arsye Ministria e Financave gjatë hartimit të buxhetit për vitin 2019 do të ketë në fokus pikërisht këtë sektor. Në vëmendje do të jetë edhe sistemi arsimor. 

Rritja e pagave me 40% për bluzat e bardha është hapi i parë i premtuar, por edhe shtimi i fondeve për shëndetësinë shikohet i domosdoshëm për staf më të madh  dhe investimenë infrastrukturë. Edhe për mësuesit është premtuar rritje page. Sa do të jetë në gjendje shteti të zbehë efektin negativ të pandemisë?

2021-ta do të ketë paketën fiskale me më shumë ndryshime se gjithë këto vite nën drejtimin e socialistëve.

Heqja e tatim-fitimit për bizneset me qarkullim nga 0-14 milionë lekë, dhe zerimi i TVSH-së për sipërmarrjet me xhiro deri në 10 milionë lekë, tashmë janë vulosur, por këto dy zëra duke qenë se zerohen nga 1 janari i 2021 do të sjellin edhe reduktim të pritshmërive për të ardhurat nga këto dy tregues.

Përballimi i dy sfidave do të orientojë të gjithë zërat buxhetor. Avancimi i procesit të rindërtimit dhe rimëkëmbja e ekonomisë dhe bizneseve pas pandemisë do të jenë ndër objektivat kryesor. Për rindërtimin nga ministri Arben Ahmetaj ka njoftuar se në vitin e ardhshëm do të shkojnë 25 miliardë lekë. Edhe investimet do të ketë përpjekje për tu mbajtur në rritje prej 4.5%, duke nxitur një shfrytëzim më i intensifikuar i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit.

Nga ana fiskale do të synohet konsolidim i financave publike dhe reduktim i deficitit buxhetor e borxhit publik. Do të ketë një rritje tek të ardhurave nga kontributet shoqërore dhe shëndetësore si pasojë e rritjes së pagës minimale nga 26 në 30 mijë lekë. Nga ana tjetër kryeministri paralajmëroi edhe një rishikim të taksimit progresiv por pa specifikuar se për çfarë ndryshimesh po diskutohet. Me rëndësi është edhe mënyra se si do të kontrollohet aktiviteti i biznesit që përjashtohet nga dy tatimet e lartpërmendura. Paketa fiskale dhe buxheti 2021 që është edhe vit elektoral pritet të bëhet publik në javën e parë të tetorit.

Referuar kuadrit makro-ekonomik dhe fiskal të vitit 2021-2023 të hartuar nga Ministria e Financave ështëparashikuar një rritje ekonomike prej 5.9%, me të ardhura totale 505 miliardë lekë, shpenzime 578 miliardë lekë, dhe deficiti të ulet nga 133 miliardë të parashikuar për vitin 2020, në 73 miliardë lekë në vitin 2021. Në aktin e tretë normativ të buxhetit të këtij viti të ardhurat e pritura janë 446.5 miliardë lekë, shpenzimet 579.5 miliardë lekë dhe deficiti 132.9 miliardë lekë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!