Sfidat e arsimit profesional në Shqipëri, synohen më shumë nxënëse vajza në shkollat e mesme

Sfidat e arsimit profesional në Shqipëri, synohen më shumë nxënëse vajza në shkollat e mesme

Foto ilustruese

Kërkesat për të marrë një profesion në vend janë rritur më shumë këtë vit të ri akademik. Më të preferuarat rezultojnë të jenë shkollat profesioane, të cilat kanë pritur 14 mijë e 500 nxënës.

Gjatë raportimit në kuvend zv.ministrja e Financave, Olta Manjani tha se deri më tani rezultojnë të regjistruar shkollat profesioane 14 mijë e 500 nxënës.

Ndërsa theksoi se pavarësisht mundësisë së lartë për tu punësuar sfidë mbetet tërheqja e vajzave në arsimin profesional. Për të nxitur vajzat që të zgjedhin këtë arsim zv. Ministrja the se është menduar që të ofrohen bursa.

Teknologjia e informacionit, hoteleri-turizmi dhe elektromekanika janë disa nga  profesionet më të kërkuara.

Manjani tha ndër të tjera se kanë marrë një sërë masash për të mos lejuar largimin e profesionistëve jashtë vendit.

Në total në vend operojnë 36 shkolla profesionale në të cilat ofrohen në total 87 profile nga të gjithë sektorët e ekonomisë. Qeveria i ka akorduar arsimit profesional një fond prej 3.4 miliard lekësh për këtë vit.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite