Sfidat e medias në ditën
ndërkombëtare të etikës

Sfidat e medias në ditën <br />ndërkombëtare të etikës
TIRANE - Në ditën ndërkombëtare të etikës në media, KKRT zhvilloi një seminar mbi këtë temë në ambientet e Hotel Tiranës ku ishin ftuar të diskutonin gazetarë e personalitete të fushës së medias.

Gjatë fjalës së saj Endira Bushati, kryetare e KKRT-së, tha se respektimi i etikës në media mbetet një sfidë ndërsa nënvizoi faktin se jo gjithmonë është e lehtë të gjendet një ekuilibër mes lirisë së fjalës dhe etikës.

Bushati theksoi se projekt ligji për mediat që po diskutohet në Kuvend ofron masa të reja parandaluese për rastet kur në media abuzohet me rastet e dhunës dhe përmbajtjes me karakter seksual.

Ndërsa deputeti Mark Marku, që është zv/kryetar i komisionit të medias, pohoi se vetërregullimi është mënyra më e mirë për të gjetur një zgjidhje në këtë drejtim.

Sipas tij, media shqiptare ndër vite ka përparuar në mënyrë të dukshme në standardet e saj.

(im/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri